TIRANË- Shqyrtimi i çështjes së gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, pas ardhjes së dokumentacionit nga Greqia për akuzat se ajo ka fshehur në dënim në vendin fqinj, mbetet në udhëkryq. Me 6 vota kundër dhe 4 pro, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranoi ta merrte në shqyrtim çështjen me argumentin se dosja duhet t’i kalojë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.
"Kundër me argumentin se siç kemi deklaruar se kjo çështje që kur ka nisur mbi ankesën e subjekteve të ndryshme është lënë në dispozicion të komisionit të zhvillimit të karrierës. Pas materialit të dërguar nga prokuroria e përgjithshme, jemi mbledhur dhe kemi rënë dakord që procedura do jetë e njëjtë diskutimi do ishte nëse do e dërgojmë tek ILD apo do e mbajnë ne vetë si këshill, në këndvështrimin tim këshilli ka rol aktiv vetëm në rastin kur shkaku i pazgjidhshmërisë, i papajtueshmërisë, ka lindur para fitimit të statutit. Në raste e tjera kur pazgjidhshmëria ka lindur pas fitimit të statusit, duhet ti dërgohet ILD. Kështu kemi vepruar edhe në raste të tjera. Nuk kemi kushtet që ta marrim ne direkt, duhet t’ia dërgojmë ILD-së. Prandaj jam kundër relacionit", deklaroi Ridvan Hado ndërsa po shpjegonte votën kundër.
Argumentit të anëtarët Ridvan Hado iu bashkuan edhe kolegët e tij dhe si rezultat KLGJ nuk miratoi një relacion të përgatitur nga 4 anëtarë që kërkonte nisjen e procedurave dhe kalimin e çështjes në Komisionin e Karrierës.
Tashmë qeveria e gjyqësorit do të duhet të mblidhet sërish për të miratuar një tjetër vendim, nëse do t’ia kalojë apo jo Inspektorit të Lartë të Drejtësisë fatin e gjyqtares së GJKKO, çështje e cila ka marrë vëmendje shumë të madhe në opinion publik
Në relacionin e lexuar para anëtarëve të KLGJ, veçohej nga verifikimi i Prokurorisë së Përgjithshme vendimi i korrikut 2005 për dënimin e Gjokës, vendimi për arkivimin e këtij dënimi dhe mosekzekutim si dhe fakti që ndaj Irena Gjokës nuk është marrë ndonjëherë ndonjë masë shtrënguese nga asnjë institucion ligjzbatues i huaj apo shqiptar.
Në relacion thuhet gjithashtu se KLGJ është vënë në lëvizje pas kërkesave të arritur në institucion nga subjekte politike. Kujtojmë se prej gati 2 vitesh gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka është vënë në shënjestër të ish Kryeministrit Berisha dhe PD-së, pasi më herët kishte vendosur masat e sigurisë ndaj tij dhe dhëndrit Malltezi.
Vetë magjistratja Gjoka në një letër që i ka dërguar KLGJ shprehet e bindur se nuk ka bërë asnjë shkelje kur nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit vendimin e Gjykatës së Janinës së korrikut 2005. Ajo shpjegon se vetëm i është refuzuar pa shpjegime hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka patur dijeni as për procesin dhe as vendimin gjyqësor, i cili sipas vetë ligjeve greke është arkivuar dhe asnjëherë nuk mori vendim të formës së prerë. Po për këto arsye ajo deklaron se nuk është në kushtet ligjore ku funksioni i saj si gjyqtare, mund të vihet në dyshim.
Gentiana Muçaj
Albens Tabaku
Bledar Bajri
Lajmi në përditësim....
Komente













Pyetja elementare eshte : ----- A ka falsifikuar e/o perdorur ishDrejtuesja e GJKKO-se, Gjykatesja Irena Gjoka faqen e Vizes Greke ne Pasaporten e saj, pra ne Dokumentin Zyrtar e Shteteror i cili sherbente per identifikimin e saj jashte Republikes se Shqiperise ? ------------------------ N.q.s. PO, ---------------- = lojrat e fjaleve, ¨... e dija, s'e dija per Gjyqin ...., nuk isha e informuar ne momentin e Deklarates...¨, etj., etj., si keto juridikisht e moralisht jane sajesa e perpelitje = minimumi duhet te jape doreheqjen ! ----------------------- ndryshe, shtrohet pyetja po aq elemntare : ----- a mund te jete Gjykatese Kunder Krimeve te Renda e Korrupsionit nje juriste qe ka falsifikuar dokumente ?
PërgjigjuSoros Reforme ( Urra sufllaqexhi vazhdoni te mbroni ato qe ju ashtu cdo dite)
PërgjigjuBravo Ridvani si gjithmonë dinjitoz
PërgjigjuAh drejtesia w re, sa w vlefshme. Disa media ne kohen e Saliut thonin qe KLGJ është e Saliut, po sot e kujt është?
Përgjigjudo behet burg per parkim dysh kuptoni dhe nje gjyqtare ska dijeni qe eshte denuar, po kriminelet qe skane e skane dijeni a jeni ne terezi o njerez
PërgjigjuNese eshte lajm i vertete ra reforma ne drejtesi do te rifomohet me shume gjasa
PërgjigjuAh mer Ali, patriotizmi është karta e fundit w maskarenjve, ti nuk je as maskara, thjeshtë lepihesh pas partisë.
Ne fakt nese eshte lajm i vertet atehere verteton lidhjet e saliut me greqine kunder drejtesise shqiptare.