KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha

KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Enkelejda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hxha, e cila u arrestua pak ditë më parë në Gjykatën e Krujës, teksa po jepte vendimin për të liruar nga burgu kundrejt në shumë parash një të dënuar për vrasje.

Mësohet se KLGJ e ka pezlluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve. 

'Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.'- thuhet në njoftimin e KLGJ-së.

Pak ditë më parë gjykata e Tiranës la në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, ndërkohë që avokati i saj deklaroi se ku vendim ishte i padrejtë.

Super operacioni i SPAK të enjten e kaluar (11.02.2021) i vuri prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin nga burgu të Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumanika nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjime që inkriminon të arrestuarit. Emri i gjyqtares Enkelejda Hoxha  lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.  

Në pranga u vunë 10 persona, mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha, Avokati Aldo Tabaku, Sekretarja Manuela Mallakuçi, Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi të cilët bashkëpunonin që nga falsifikimi i raporteve mjeko ligjore e deri tek shorti i caktimit të dosjes penale në mënyrë që ato t’i binin në dorë Enkelejda Hoxhës dhe më pas kundrejt shumës nga 6-12 mijë euro mundësonte lirimin e tyre nga burgu.

Sakaq në përgjimet e prokurorisë doli edhe emri i mjekut të QSUT-së Edvin Priftit , të cilit pas kontrollit në banesë SPAK i sekuestroi 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirona: 15/02/2021 17:02

    KLGj duhet ta kishte shkarkuar qysh kur liroi te burgosurin e pare me burgim te perjetshem

    Përgjigju
  • Albania: 15/02/2021 16:09

    Shume shpejt u kujtuhat ju te KLGJ.. prisni dhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin