KLGj krijon arkivin e gjyqtarëve/ Dosje me foto dhe dokumente, të dhëna edhe për familjen e profesionin e fëmijëve

TIRANË- Të dhënat personale, ato familjare, të karrierës, masat ndëshkuese, sjellja dhe etika, rezultatet e punës, lejet e marra për çdo gjyqtar do të jenë në një dosje fizike dhe kopje elektronike të cilën do ta mbajë Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Me një vendim të KLGJ, kopje e të cilit i është përcjellë, çdo gjyqtari do t'i mblidhen këto të dhëna për tu bërë pjesë e dosjes personale.

Regjistri i dosjeve për  është një bazë unike e të dhënave profesionale dhe personale të gjyqtarëve, që plotësohet mbi bazën e dosjes personale të çdo gjyqtari, shprehet KLGj në vendimin e saj.

Në regjistrin e gjyqtarëve administrohen të dhënat e mëposhtme: emri, mbiemri; datëlindja; vendlindja; vendbanimi; arsimimi; kualifikimet dhe trajnimet;  pjesëmarrja në aktivitete shkencore; përvoja profesionale; data e emërimit dhe lëvizjet brenda dhe jashtë sistemit gjyqësor; vlerësimet e etikës dhe veprimtarisë profesionale; masat disiplinore.

Pjesë e këtyre të dhënave që gjyqtarët do të deklarojnë për KLGJ janë edhe familja e fëmijët ku kërkohet: emrin e mbiemrin e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es; atësinë e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es; profesionin e bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es, emrin e mbiemrin e fëmijëve; profesionin e fëmijëve.

Në dosjen e tyre gjyqtarët duhet të deklarojnë dhe lejet që kanë përfituar si pasojë e ligjit për statusin e gjyqtarit e prokurorit si dhe lejet që ata kërkojnë përgjatë ushtrimit të detyrë.

Ndërsa si pjesë e arkivës së etikës personale e profesionale gjyqtarët duhet të deklarojnë dhe nëse ndaj tyre ka pasur masa administrative apo procedime penale ndaj tyre dhe cfarë është vendosur.

Dosja personale e gjyqtarit merr një numër identifikimi të veçantë dhe krijohet që nga momenti i emërimit. Për gjyqtarët që vijnë nga Shkolla e Magjistraturës, dosja personale krijohet mbi bazën e dosjes së përcjellë prej saj. Për gjyqtarët e tjerë, dosja personale krijohet mbi bazën e dosjes së emërimit.

Këto të dhëna që janë pjesë e dosjes personale të gjyqtarit administrohet dhe përditësohet në mënyrë të vazhdueshme, në format shkresor dhe elektronik, nga njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja