Rekord në Durrës/ Një gjyqtar 700 dosje në tavolinë, ngarkesa me çështje sfida më e madhe e drejtësisë së re

Rekord në Durrës/ Një gjyqtar 700 dosje në tavolinë, ngarkesa me çështje sfida më e madhe e drejtësisë së re

Katër vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, 23 nga 33 gjykata në vend kanë përcjellë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, një numër problematikash të konstatuara gjatë punës së përditshme për zgjidhjen e çështjeve civile, administrative dhe penale. Shqiptarja.com ka mësuar ekskluzivisht se shqetësimi më serioz i gjykatave, sidomos në zonat më të mëdha urbane, mbetet ngarkesa e papërballueshme e çështjeve, problem i cili ka ardhur duke rënduar në gjykatat e apelit, për shkak të dorëheqjes së disa gjyqtarëve nga frika e Vetingut dhe shkarkimit të të tjerëve. Rekordi i ngarkesës së gjyqtarëve është regjistruar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, ku një gjyqtar ka mbi 700 çështje në tavolinë për të gjykuar, ndërsa mesatarja vjetore e përfundimit të çështjeve është rreth 80 dosje. 

Normën më të lartë të përfundimit të çështjeve e ka gjykata e Elbasanit, me 247 çështje për gjyqtar. Në Mat, Pukë dhe Tropojë një gjyqtar përfundon 60 çështje në vit, pasi kanë edhe ngarkesën më të ulët të çështjeve. Në Gjykatën e Lartë numri i dosjeve po shkon 40 mijë, ndërsa për 24 mijë dosje janë tejkaluar afatet e arsyeshme për gjykim. Ndërkaq, sfida e dytë për shumicën e gjykatave mbeten ambientet e pamjaftueshme. Gjykatat kanë raportuar pranë KLGJ mungesën e hyrjeve të veçanta në gjykata për palët ndërgjyqëse, zënien e disa ambienteve në gjykata nga institucione të tjera, mungesën e ambienteve për arkivat etj. 

Gjithashtu, gjykatat kanë raportuar pranë KLGJ si problem stafin e pamjaftueshëm në kryesekretari, mungesën e ndihmësve ligjor, mungesën e një punonjësi të specializuar në përpunimin e statistikave gjyqësore, mungesën e miratimit të organigramave të gjykatave dhe përshkrimit të punës për çdo kategori si dhe mungesën e akteve nënligjore për nëpunësit civilë gjyqësor. Problematikat e gjykatave janë diskutuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në disa nga mbledhjet e fundit, ndërsa është miratuar edhe një strategji për zgjidhjen pjesërisht të tyre. 

Problematikat e raportuara nga gjykatat tek KLGJ 

1.    Ngarkesa e papërballueshme e çështje si dhe numri shumë i lartë i çështjeve, për të cilat gjyqtarët caktohen për gjykuar në gjykata të tjera. 

2.    Mungesa e hyrjeve të veçanta në gjykata dhe sallat e gjyqit për palët ndërgjyqëse. 

3.    Zënia e ambienteve ku ushtron veprimtarinë gjykata, por që janë në përdorim të institucioneve të tjera si shërbimi i provës, prokuroria, shërbimi përmbarimor etj. 

4.    Mungesa e ambienteve të posaçme për palët në gjykim, për t’u njohur me dosjet nën vëzhgimin e sekretareve gjyqësore. 

5.    Mungesa e ambienteve të përshtatshme për arkivat e gjykatave dhe numri i madh i dosjeve. 

6.    Staf i pamjaftueshëm në kryesekretari në raport me rritjen e volumit të punës si pasojë e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Civile dhe Kodin e Procedurës Penale. 

7.    Problem me shërbimin postar, për shkak të vështirësive të njoftimit të viktimave, kallëzuesve, të akuzuarave etj., për vendimet. 

8.    Vështirësi në gjenerimi në mënyrë manuale të statistikave gjyqësore.  

9.    Mungesa e një punonjësi të specializuar në përpunimin e statistikave gjyqësore. 

10.    Mungesa e ndihmësve ligjor në gjykatat e apelit. 

11.    Mungesa e miratimit të organigramave të gjykatave dhe përshkrimit të punës për çdo kategori. 

12.    Mungesa e akteve nënligjore për nëpunësit civilë gjyqësor. 

13.    Mungesa e trajnimit të gjyqtarëve sa i takon të drejtës së ankimit në gjykimin e urdhrave të mbrojtjes. 

14.    Gjykata e Lezhës dhe e Durrësit nuk kanë godina të tyre, por shfrytëzojnë ambiente të tjera. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 24/08/2020 19:37

    Ska nevoje tju shpjegohet me shqiptareve se si eshte shqiperia.Ikja nga ky vend verteton te gjitha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'