Klinika 24/ Profesoresha e gjenetikës: Sëmundjet e së ardhmes do të shërohen me micro RNA-në

E ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Profesoresha e gjenetikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Merita Xhetani. Ajo u ndal tek fituesit e çmimit Nobel për këtë vit, ku dy profesor amerikan u vlerësua për microRNA si novacion mjëkësor.

”Informacioni gjenetik në qelizat tonë është e koduar në ADN dhe përkthehet në një molekulë të thjeshtë që është RNA-ja” tha ajo në fillim të bisedës, duke shtuar se RNA janë ato mesazheret e mesme, ndërsa mikro RNA ishte një gjejtje e re.

Nobelistët kuptuan se ne kemi disa molekula që rregullojnë aktivietin e gjeneve tona, duke shprehur atë që qeliza ka nevojë.” Në një parë mënyre, mikro RNA komandojnë AND-në” shtoi Profesoresha.

Kur përjetua covid, u prodhua vaksina e parë me RNA që imitoi sekuencën e një problemi, duke i gjetur më pas zgjidhjen, duke detyruar qelizën të shprehi gjenet sipas nevojës së qelizës.

Bota e kërkimit dhe mjekësia ka një mjet në dorë që duke përdorur mikro RNA të cojë mjekësinë në një tjetër nivel, duke gjetur zgjidhje për shumë probleme shëndetësore.

”Jam e bindur që në vitet që do vinë, falë micro RNA, do kemi kurën e shumë sëmundjeve që ka njerëzimi” shtoi profesoresha.

Sipas saj genet mundet të jenë përgjegjëse për shumë tipare, por faktorët e jashtëm të stilit të jetës kanë një ndikim të gjerë dhe ndikojnë shumë në jetën tonë dhe sëmundshmërinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

 

I ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Neurokirurgu Arsen Seferi i cili foli për eksperiencën dhe përvojën e tij në fushën e vështirë që ka zgjedhur të merret.

”Të shohësh apo prekësh trurin është shumë emocionale” tha në fillim të bisedës Neurorikurgu, duke shtuar se për t’a prekur duhet të studiosh shumë pasi truri ka zona të caktuar shumë delikate që mund të kenë probleme nëse nuk kemi kujdes.

”Baza e funksionimit të trurit është konektomi, një rrjetë e pafundme qelizash të organizuara në trakte me shumë funksioni” tha neurologu.

Ai tha se nuk vjen nga ndonjë familje mjekësh, por falë pasionit dhe përkushtimit do të mundohet të krijojë gjeneratës e parë të mjekësisë në familje.

Ai tha se në kohën e brezit të tij, mjekësia ishte diçka e modës, kështu që vendosi të studionte këtë fushë.

Ai tha se neurokirurgjinë e kishte zgjedhur në mënyrë rastësore dhe se dëshira e tij e parë ishte kirurgjia plastike.

Doktori tha se në këtë profesion njeriu duhet të lexojë vazhdimisht dhe të specializohet pasi rruga e mjekësisë është e gjatë.

”Unë tentoj ta filloj sa më herët ditën e punës, duke e nisur kështu, e thjeshtësoj ditën dhe kam ndërtuar ditën time” shtoi mjeku, pa harruar të nënvizonte se çdo pacient është një histori më vetë dhe është pamundur të mos lidhesh me problemet apo shqetësimet e tyre.

Një doktor i mirë nuk e arrin perfeksionimin që në fillim, më parë është pasurimi me dije dhe më pas përvoja, e tillë ishte dhe eksperienca e Neurologut.

Këshilla që doktori ka për fëmijët e tij është që të kenë një edukatë pune së pari, dhe më pas të tjerat do varen nga zgjedhjet personale të çdokujt.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lia: 15/10/2024 16:15

    po moj idjote prandaj po vdesin njerzit pa pushim nga kjo teknologji qe ju promovoni jani mizerja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sërish panik në Serie A, mbrojtësi i Torinos rrëzohet në fushë pas vështirësive në frymëmarrje! Dërgohet në spital

Sërish panik në Serie A, mbrojtësi i Torinos rrëzohet në fushë pas vështirësive në frymëmarrje! Dërgohet në spital