'Klithma' e 1 Qershorit/ E mitura tentohet të rrëmbehet me forcë nga makina, gjyqtarja 'kamikaze' Majlinda Dogga refuzon urdhrin e mbrojtjes (VIDEO)

Fëmijët anë e mbanë botës kanë festuar sot 1 Qershorin, teksa shumë organizata kanë bërë thirrje për më shumë mbrojtje dhe siguri për ta. Shqipëria është një ndër ato shtete ku siguria e fëmijëve është thuajse inekzistente edhe kjo për faj të autoriteteve dhe kamikazëve në drejtësi.

Një ngjarje e tepër e rëndë është shënuar pak ditë më parë në kryeqytet, pasi një vajzë është tentuar të rrëmbehet nga duart e babait të saj.

Për të qenë më të saktë. Një qytetari, me inicialet Aldor N. i është bërë pritë nga familjarët e ish-bashkëshortes së tij, të cilët kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën nga dritarja e makinës. Ka qenë tezja e vajzës, shtetasja me inicialet Dea K., e cila siç shihet dhe në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, në momentin që makina e zotërisë në fjalë ka qendruar në hyrjen e garazhit, rrëmben vajzën nga sedilja e pasme dhe tenton të largohet.

Plani ka qenë i mirëmenduar, pasi “BMW”-së i është bllokuar rruga nga pas dhe zonja në fjalë, e ndihmuar dhe nga dikush tjetër, do kishte ikur bashkë me fëmijën, nëse nuk do kishte reaguar në kohë zotëria, i cili ka arritur ta rikthejë në automjet vajzën.

Pas ngjarjes, Aldor N., i është drejtuar gjykatës, ku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, pasi sipas tij, ndihet i kërcënuar nga familjarët e ish-bashkëshortes. Ai ka paraqitur si provë edhe videon në fjalë, por gjyqtarja Majlinda Dogga ka mbyllur sytë para pamjeve dhe e ka rrëzuar kërkesën e tij me një vendim skandaloz të marrë ditën e sotme. 

Sot që është 1 qershori bëhet thirrje për më shumë mbrojtje për fëmijët. Sot të gjithë janë sensibilizuar për t’u bërë bashkë për të vegjlit, mirëpo e vetmja që ka bërë të kundërtën është Majlinda Dogga. Sot që kjo gjyqtare duhej të merrte një vendim pro mbrojtjes së fëmijëve, ka bërë të kundërtën.

Por duket se kjo gjyqtare e ka të rrugës një veprim të tillë. Për fajin e saj, në vitin 2017 u vra gjyqtarja Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj. Ishte Majlinda Dogga, e cila pushoi çështjen e urdhër-mbrojtjes më datë 7 prill të vitit 2015, pasi vetë Hafizi nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore. Hafizi e kishte bërë kërkesën për urdhër-mbrojtje që më 24 mars dhe gjyqtarja e shqyrton pas gati dy javësh dhe e mbylli rastin duke sjellë më pas dhe vrasjen e saj.

Por, si duket, kjo gjyqtare kamikaze nuk merrka mësim nga gabimet e së shkuarës. Një jetë u mor për shkak të mungesës së urdhrit të mbrojtjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me një fëmijë. Sot ajo vajzë duhej të festonte 1 qershorin si shumë fëmijë të tjerë, por është rrezikuar. Fëmijët nuk mund të vuajnë pasojat e një sistemi të tillë. Shteti duhet të veprojë me ligje dhe rregulla. Nuk mund të ndodhë në vitin 2024, që të tentohet të merret me forcë një fëmijë dhe gjyqtares i duket normale.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se gjyqtarja Dogga e ka kaluar vettingun me shumë pikëpyetje. KPK verifikoi transaksionet dhe burimet për blerjen e një automjeti në vitin 2008 nga vajza e saj për çmimin 3000 euro. Si burime krijimi të kësaj pasurie, vajza e gjyqtares Dogga ka deklaruar kursimet familjare.

Nga hetimi ka rezultuar se pala shitëse, shtetasja E.S., e kishte blerë këtë makinë një vit më parë me kilometrazh ‘zero', kundrejt çmimit 1 milion e 350 mijë lekë.

Nisur nga ky konstatim, KPK ka hetuar për trajtim preferencial të vajzës së subjektit në këtë transaksion. 

Nga verifikimet e KPK ka rezultuar se Dogga ka gjykuar një çështje ku palë ka qenë babai i shitëses së mjetit, të cilit i është pranuar një kërkesë padi për përmbushje të detyrimeve kontraktore dhe kthimin e një huaje.

Komisioni konstatoi se vendimmarrja e Shkallës së Parë është lënë në fuqi edhe nga Apeli, si dhe është rrëzuar rekursi i palës së paditur. Duke vlerësuar se amortizimi i mjetit për një vit ka qenë i ulët, si dhe nisur nga shitja për një çmim disa herë më të lirë, Komisioni ngriti dyshime se çmimi 300 mijë lekë nuk është ai që është paguar për mjetin.

Por kjo çështje më pas kaloi në heshtje dhe gjyqtarja u konfirmua. Mirëpo duket se tani po përdoret ajo shprehja “kalova lumin, të dhje*sha kalin”. Si shumë të tjerë që kanë kaluar vettingun, nuk pyesin më për ligje. Edhe gjyqtarja Dogga nuk arrin të shohë me zë e figurë se si rrezikohet një vajzë, por sërish ka refuzuar urdhrin e mbrojtjes./Pamfleti

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Josef Karter:: 02/06/2024 08:30

    Po mund te jemi dhe para faktit ne rastin konkret qe babai mund ta kete marr me force nga nena e tij.Askush se di te verteten.Para se te gjykomi gjyqtaren duhen pare provat mire se me ate makine sme duket aq viktime Aldor Nini.Media gjobvenese

    Përgjigju
  • Era: 02/06/2024 06:59

    Ajo që thuhet është e drejtë se është me pamje. Por mos gjykoni pa e njohur ligjin më parë. Çfarë të bëjë gjyqtarja kur ligji nuk i njeh si burim prove "videot private?! Është ligji që e kufizon një gjë të tillë. Dhe gjyqtarja do apo nuk do nuk mund të dalë mbi ligjin !!!!!!

    Përgjigju
  • Timi: 02/06/2024 06:57

    Kjo dhe gjyqtar adriatiku duhet te largohen nga sistemi i drejtesise

    Përgjigju
  • Iris: 02/06/2024 03:14

    Ku duket kjo si gjyqtare,kjo duket si shitese djathi! Kjo eshte nje nga arsyet se perse vetingu duhet perseritur cdo 10-20 vjet vazhdimisht.Ne rastin e kesaj ngjarjeje edhe pse kemi te bejme me nje tentative rrembimi dhe pavaresisht se gjykata duket qe ja ka lene babait te drejten e mbajtjes se femijes,ne duke ditur se me c'mendesi punojne gjykatat shqiptare,nuk mund te percaktojme se kush eshte prind me i mire per kete rast dhe nese rrembyesit e kane te justifikuar apo jo, aktin e tyre,por nje gje me ben pershtypje:Babai ka kerkuar urdher mbrojtje vetem per veten e tij dhe cuditerisht jo per femijen!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dhjetra kamionë në radhë në doganën e Kosovës, vështirësi në hyrjen e mallrave nga Shqipëria

Dhjetra kamionë në radhë në doganën e Kosovës, vështirësi në hyrjen e mallrave nga Shqipëria