Gjatë një takimi të fundit me pedagogët e këtij fakulteti Klodeta Dibra i ka falenderuar ata për bashkëpunimin 8-vjeçar, duke bërë të ditur se ka regjistruar kandidaturën për Rektore, duke qënë e para femër që mund të drjejtojë Universitetin më të rëndësishëm në Shqipëri.
“Të gjithë ne dhe sidomos të rinjtë shqiptarë duan një Universitet më të mirë, një Universitet më bashkëkohor, një universitet më të mirë dhe më të hapur ndaj dijes dhe kërkimit shkencor. Një universitet konkurrues në rajoin e më gjerë, një universitet që prodhon elitat intelektuale, një universitet transparent e në shërbim të pedagogëve e studentëve dhe një universitet ku të gëlojnë iniciativat për risi dhe ku të gjallojë jeta universitare. Dhe unë, e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme për atë çka ka nevojë sot universiteti ynë, guxoj të bëhem pjesë e garës për t’iu shërbyer me shumë përulësi studentëve e pedagogëve” ka thënë Dibra.
Klodeta Dibra është një ish-basketbolliste që drejton Fakultetin e Gjuhëve të Huaja prej 8 vitesh. Ajo ka marrë shumë vlerësime për përhapjen e gjuhëve të huaja, mes tyre edhe nga ish-presidenti i Italian Giorgo Napolitano.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)