Klopp njoftoi largimin nga Liverpool, Guardiola: Tani do të fle më mirë, ai është rivali im më i madh

Klopp njoftoi largimin nga Liverpool, Guardiola: Tani do të fle më mirë, ai është rivali im më i madh

Klopp dhe Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka deklaruar se tashmë do të ‘flejë me mirë’, pasi Jurgen Klopp njoftoi largimin nga Liverpool në fund të sezonit.

Ai e konsideroi Klopp si rivalin e tij më të madh që prej Bundesligës kur spanjolli drejtonte Bayern Munich ndërsa gjermani Borusia Dortmund.

“Do të fle më mirë”, tha ai, pas fitores 1-0 të Cityt ndaj Tottenhamit të premten.

“Ditët para se të luaja kundër Liverpoolit ishin pothuajse një makth. Sigurisht që ai do të mungojë. Unë u trondita, si të gjithë, nga lajmet. Ndjeva se një pjesë e Man City do të humbiste. Ne nuk mund ta përcaktojmë periudhën tonë këtu së bashku pa të dhe Liverpoolin; është e pamundur. Ata kanë qenë rivali ynë më i madh dhe personalisht ai ka qenë rivali im më i madh që kur ai ishte në [Borussia] Dortmund dhe unë në Bayern [Munich]”, shtoi spanjolli, raporton “ESPN”.

Guardiola, megjithatë, tha se pas më shumë se shtatë vitesh në “Etihad Stadium”, ai ende nuk e ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të kontratës së tij, e cila do të përfundojë në verën e vitit 2025.

Ai tha se beson se do të takohet përsëri me Kloppin në fushë, pavarësisht se Klopp tha se karriera e tij si trajner mund të ketë mbaruar.

“Ndoshta është një mendim që ai nuk do ta pranojë, por do të kthehet. E di. Ndoshta pas 10 vitesh, ai mund të ketë nevojë të rimbush energjinë e tij. Me personalitetin dhe energjinë e tij, ai do të kthehet. Kombëtarja, ekipet e tjera, nuk e di, por futbolli ka nevojë për personalitete si ai”, tha trajneri i “Qytetarëve”.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, Basha: Nuk do të dorëzohemi përballë padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, Basha: Nuk do të dorëzohemi përballë padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha