Të gjithë të rinjtë deri në 30-vjeç, të cilët kanë një plan biznesi, mund të aplikojnë për fonde në sajë të programit “Zhvillimi i aftësive për punësim”.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha sot gjatë çeljes së këtij programi vetëpunësimi se janë parashikuar të jepen 1 miliard lekë, në mbështetje të të rinjve nga mosha 16-30 vjeç, që aplikojnë duke paraqitur një ide ose plan biznesi. 

Ky programi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe UNDP, ka si qëllim mbështetjen e të rinjve që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre, nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë të gjitha fazave të biznesit, të programit dhe mbështetjes financiare, në formën e pajisjeve dhe materialeve.

Redaksia Online