Klosi:15 shkolla të reja profesionale
synojmë të marrim 50% të nxënësve

Klosi:15 shkolla të reja profesionale<br />synojmë të marrim 50% të nxënësve
15 shkolla të reja profesionale do të hapen në Shqipëri së shpejti duke ofruar një mori mundësish për studentët.

15 shkolla të reja do të jenë të mbështetura nga një grup i madh donatorësh të cilët do të paraqesin edhe këtu mbështetjen në këto shkolla, të cilat i kemi edhe në planet tona të punës” tha Klosi.

Në aktivitetin me temë:“Unë zgjedh arsimin profesional” Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka renditur edhe arsyet pse duhet zgjedhur ky lloj arsimi.

Zgjidhni arsimin profesional se të kesh një zanat të bën zanatçi, të bën praktik, komunikon si në klasë në praktikë e ndërmarrje. Të fut në botën e punës, të mëson dhe punon, të jep njohuri e aftësi të reja të specializuara. Arsimi profesional të jep dije me të cilat bën diferencën në tregun e punës” u shpreh ai.

Ndërkohë për ambasadorin gjerman e atë Italian arsimi profesional është mundësia e vetme për të ecur përapara.

Arsimi profesional ka marrë një vëmendje të madhe gjatë 2 viteve të fundit ndërsa për vitin e ardhshëm objektivi është që 50% e nxënësve të zgjedhin këtë lloj arsimi.
 
"Gjermania është e zhvilluar pasi ka njerëz të kualifikuar. Ne kemi një shprehje: Po nuk punove nuk të vjen fati në prehër" ka thënë Hoffman.

hoffman

"Besoj se shkollat profesionale janë një arritje e madhe e për këtë lloj arsimi do të keni gjithmonë mbështetjen e Itailsë" është shprehur Cutillio.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën