TIRANË- Partia socialiste nis sot procesin zgjedhor për 950 delegatët e rinj të Kongresit të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.

95 mijë anëtarë aktivë të kësaj force politike janë thirrur që të marrin pjesë në këtë proces për rienergjizimin e partisë, proces i cili  sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha se është në funksion të fitores së mandatit të tyre të katërt në zgjedhjet e 2025-ës.

“Zgjedhja e delegatëve do të bëhet sipas parimit 1 anëtar 1 votë. Po ashtu delegatët do zgjidhen me parimin një anëtar një votë. Sot fillon procesi i votimit që do shtrihet në dy ditë, sot në orën 3 deri në orën 7 në 5200 organizata socialiste thirren për të votuar 9 mijë anëtarë të PS për të zgjedhur 1970 kandidatë për 950 delegatë që do zgjidhen për kongresin e ardhshëm të kësaj partie.

Do zgjidhen bazuar në parimet: Barazi gjinore, është zbatuar kjo në kuadër të frymës së re që u arrit me frymën e jashtëzakonshme. Në 2 muaj anëtarësuam 33 mijë anëtarë të rinj në PS. Në delegatët e kongresit ka një numër që na bën krenar”- u shpreh Klosi.

Brenda verës së këtij viti do të zhvillohet Kongresi i partisë Socialiste, shtoi Klosi.