TIRANE- Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, u përgjigjet akuzave të Sali Berishës, i cili dje në seancën parlamentare, tha se Klosi kishte zhdukur dosjen e tij në SHIK. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Klosi thotë se ai nuk ka pasur asnjë interes për të fshehur dosjen, por, përkundrazi, shprehet se me ardhjen e tij në krye të SHIK, nisi një hetim për fatin e Remzi Hoxhës, me kërkesë të familjes së këtij të fundit.