Klosi: Dyfishojmë nxënësit dhe të
rinjtë që ndjekin arsimin profesional  

Klosi: Dyfishojmë nxënësit dhe të<br />rinjtë që ndjekin arsimin profesional  
Nurmi i xnënësve që ndjekin arsimin profesional duhet të dyfishohet. Kështu ka deklaruar sot, Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes Ministrit Blendi Klosi, Ministrit të Politikave të BE për zhvillimin Ekonomik, Arsimin dhe Formimin Profesional , të rajonit të Emilia Romagnas prof. Patrizio Bianchi  dhe Ambasadorit Italian Alberto Cutillo.

Në qendër të kësaj konference, ishte shkëmbimi i përvojës së dy vendeve për politikat mbi arsimin profesional dhe implementimin e tyre. Ministri Klosi shprehu se: “Ky takim ka një rëndësi të veçantë në aspektin e shkëmbimit profesional të ideve dhe mundësisë për të kuptuar se cilin model implementimi do duhet të ndjekim në Shqipëri. Duke pasur si objektiv të rëndësishëm të kësaj Ministrie por edhe të Qeverisë, dyfishimin e nxënësve dhe të rinjve që ndjekin arsimin profesional.

Ministri shprehet se në Shqipëri, problem është punësimi dhe jo mungesa e vendeve të punës. Duke u bazuar, edhe në bisedat e takimet e tre muajve të fundit me biznese të ndryshme, ku këto të fundit kanë shprehur kërkesa të përsëritura në nevojën e tyre për profesionistë.  Ministri i vuri theksin edhe paketave ligjore të përgatitura dhe gati për diskutim parlamentar, në lidhje me nxitjen e punësimit, shtimin e vëmendjes ndaj arsimit profesional dhe jo vetëm:
Ligji për nxitjen e punësimit,
Ligji për zejrtarinë,
Ligji për arsimin dhe formimin profesional,
Ligji për punëkërkuesit e papunë.
 
Ministri Klosi tha që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka urdhëruar qendrat e formimit profesional që asnjë kurs të mos jetë i paçertifikuar nga bizneset dhe të gjitha kurset e hapura të jenë në përshtatje të plotë me nevojat e tregut të punës. Gjithashtu ai përmendi edhe shkollat të cilat do të kthehen brenda vitit në Qendra Ekselence si ajo në Lushnje dhe në Fier, duke ndjekur shkollat në Shkodër dhe Durrës të mbështetura nga Qeveria Italiane, katër të tjera të cilat do të hapen në mbështetje të Qeverisë Zvicerane, po ashtu edhe dy shkolla të tjera ku ajo e Kamzës do të ketë një rëndësi të vecantë në mbështetje të Qeverisë Gjermane, etj.

Synimi final, është paraqitja e 15 shkollave të reja, si qendra ekselence, brënda Shtatorit të vitit 2016. Ministri Klosi, paralajmëroi gjithashtu edhe fushatën sensibilizuese që do të ndërmarrë së shpejti, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe me prindërit e tyre për rëndësinë e arsimit profesional dhe përse është zgjedhja e duhur e arsimimit, në rrugën drejt punësimit të garantuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën