Klosi lançon Planin Kombëtar të
LGBTI: Liri për një jetë normale

Klosi lançon Planin Kombëtar të<br />LGBTI: Liri për një jetë normale
Plani Kombëtar për LGBTI në Shqipëri, parashikon që t’ju japë më shumë të drejta këtij komuniteti. Ky plan është bërë publik sot nga Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit LGBTI.

Ai tha se tashmë ky komunitet ka lirinë për të jetuar një jetë normale. “Ka një ndryshim të madh pasi vetëm pak vite më parë komuniteti LGBTI nuk njihej fare në vend, e jo më të flitej për të drejtat e tyre.

"Theksoj angazhimin solemn të  Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të personave LGBTI duke i konsideruar si të drejta të njeriut, lirinë për të jetuar një jetë normale”, - u shpreh Klosi gjatë lançimit të këtij plani.

Plani Kombëtar për LGBTI është miratuar më herët edhe nga qeveria dhe ka qëllim të rritë ndërgjegjësimin për mosdiskriminimin e komunitetit LGBTI.

Përfaqësuesja e lartë e Këshillit të Europës për Dinjitetin Njerëzor dhe Barazinë Gjinor, Maria Routanen, deklaroi në këtë tryezë se personat LGBTI nuk kërkojnë të drejta ekstra, por të drejta normale për të jetuar një jetë si gjithë të tjerët.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor