Klosi:Ligji i ri i ndihmës ekonomike
shmang abuzimet,shton punësimin

Klosi:Ligji i ri i ndihmës ekonomike<br />shmang abuzimet,shton punësimin
Ligji i ri  për ndihmën e ekonomike është bërë pjesë e një takimi që Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinise Blendi Klosi zhvilloi në Lezhë me drejtues vendor dhe Shërbimit Social në veri të vendit.
 
Gjatë fjalës së tij Ministri Klosi tha se me reformën e ndërmarrë në këtë drejtim do të marrin fund abuzimet me shpërndarjen e ndihmës ekonomike.
 
Sipas Ministrit Blendi Klosi familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike nuk mund të dalin dot nga varfëria me atë shumë parash që ju jep shteti, ndaj dhe skema e re ka një sërë kriteresh përjashtuese për ta.

Skema vazhdon të jetë fatkeqësisht shumë pasive dhe ne vijojmë të japim pagesën e ndihmës ekonomike. Pa menduar se sesi këto familje vetëm me këtë ndihmë ekonomike nuk dalin dot nga varfëria e nuk riintegrohen në jetën e komunitetit. Skema aktuale ka një sërë kriteresh përjashtuese të cilat ne duhet që ti luftojmë” tha Klosi.

 Nga ana tjetër kreu i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj pranoi faktin se në të shkuarën ka pasur probleme me shpërndarjen e ndihmës akonomike, duke shpresuar se me ligjin e ri të përfitojnë qytetaret pa përkatësi politike.

Besoj se duhet të jetë funksionale e jashtë kritereve politike, duhet të jetë funksionale në mënyrë që ti vihet në ndihmë shtresës më në nevojë’ tha Frrokaj.

Qarqet veriore konsiderohen dhe si zonat më të varfra ku numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike shkon afro 40 mijë.
 
Por me ligjin e ri shumë familje do të largohen nga kjo skeme, pasi nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital