Ministria e Mirëqenies Sociale parashikon që vitin e ardhshëm të implementojë skemën e ndihmës ekonomike me pikëzim. Ministri Blendi Klosi tha se kjo formulë e re do të bëjë të mundur që të evidentohen familjet e varfëra që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, duke elemeinuar në këtë mënyrë përfundimisht skemën e politizuar që ishte para 2013.
Duke folur për reformat në ministrinë që drejton Blendi Klosi tha se ato kanë qenë të gjithanshëm në këto dy vite, që nga reforma e pensioneve, arsimi professional etj.
I pranishëm në aktivitetin "Të pastojmë më tej Shqipërinë" ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, tha se pas dy vitesh qeveria del ballë-hapur para shqiptarëve për t’u dëshmuar se ky vend mund dhe do të bëhet, falë reformave të ndërmarra.
“Shqiptarët u përballën me shumë sfida. Por unë kam bindjen se sfidën më të madhe, atë që Shqipëria nuk bëhet, Edi Rama dhe PS e kanë kapërcyer. Në këto dy vite ne punuam seriozisht për të rikthyer besimin se ky vend mund të bëhet, se ligji dhe zbatimi i tij janë premisat e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Sot, pas dy vjetësh, jo në fushatë, por në mesin e mandatit tonë ne po dalim ballë hapur para shqiptarëve për t’u dëshmuar se ky vend mund dhe do të bëhet. Duke bërë më të mirën, duke sakrifikuar, duke përmirësuar shërbimet,” deklaroi Klosi.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO