Klosi takon zejtarët në Krujë:Taksa
zero për zejtarët në dy vitet e para

Klosi takon zejtarët në Krujë:Taksa<br />zero për zejtarët në dy vitet e para
Brenda pak muajve do të ngrihet dhoma e zejeve në Shqipëri dhe sipas Ministrit Blendi Klosi, të gjithë zejtarët do të përjashtohen nga taksat në dy vitet e para.
Zejtarët përveçse nuk paguajnë taksa, nuk do të paguajnë edhe tarifën për dy vjet te dhoma e zejeve.

Nga Kruja Klosi u shpreh se ligji i zejeve i përjashton profesionistët nga ligji fiskal.

Do përpiqemi që brenda kësaj dhome të zejeve të fusim dhe pranojmë ata që bëjnë punë profesionale, mbajnë familjet e tyre, janë në shërbim të qytetarëve por edhe në shërbim të biznesit. Për aq kohë sa nuk kanë kaluar këtë elementin e të qenurit biznes por që me punë të denjë e sakrifica mbajnë familjet dhe veten e tyre. Ligji i ka përjashtuar nga shërbimi fiskal dhe do ketë taksa zero për të gjithë ata që do të jenë pjesë e dhomës së zejeve” tha Klosi.

Ndërkohë zejtarët u shprehen se ky profesion duhet të pasohet edhe tek të rinjtë.

Përjashtimi nga taksat është një plus, por ka rëndësi që ta transmetojmë tek brezi i ri. Po shkon drejt fundit, ne jemi brezi i fundit që e punojmë dhe ne jemi brezi i fundit që merremi me zeje”. Ndërsa një tjetër zejtar tha se, “Unë kam 25 vjet që merrem me këtë punë dhe nuk kam asnjë gjë tjetër veçse qylymat, por ka rëndësi brezi i ri”.


Në qytetin e Krujës u prezantua nisma e re e Ministrisë së Mirëqenies Sociale “Ustai i qytetit tim”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital