7 Marsin, ditën e mësuesit, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zoti Blendi Klosi, e festoi me nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme profesionale Hoteleri-Turizëm, në Tiranë.
Arsimi dhe formimi profesional, janë prioritete kryesore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e Qeverisë Shqiptare, ndaj Ministri Klosi rikujtoi edhe një herë zotimin e marrë prej tyre, për rikthimin e vlerave dhe rëndësisë që i takon, si një nga rrugët më të sigurta dhe garantuara, drejt punësimit.
Në urimin e tij, për mësuesit e kësaj shkolle dhe për të gjithë mësuesit e vendit tonë, Ministri nuk harroi të përmendë projektet e nisura për ndërhyrjen edhe në infrastrukturën dhe laboratorët e një pjese të mirë të institucioneve të arsimit dhe formimit profesional në vend, duke i kthyer ato në shkolla ekselence dhe qendra multifunksionale.
Ministri Klosi theksoi se arsimi dhe formimi profesional mbeten një alternativë e duhur për të konkurruar jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë europian të punës.
Ndaj dhe sfida e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është dyfishimi i nxënësve që ndjekin arsimin professional për vitin 2016.
“Nëse mendoni se arsimi profesional nuk vlen për asgjë, provojeni atëherë të kundërtën e tij, padijen profesionale. Por në fakt ne të gjithë e kemi provuar këto 25-vjet se si u rrit dhe zuri vend në jetët tona e deri edhe në përditshmërinë tonë padija profesionale, rrallimi i mjeshtërve dhe mjeshtrive, zbehja e nderimit për to, ndërkohë që paradoksalisht bëheshin gjithnjë e më të kërkuara e të nevojshme.”- u shpreh Ministri.
Si mbyllje të fjalës, Ministri shprehu dëshirën që ky 7 Mars, ashtu si 7 Marsi i vitit 1887, të jetë ogur i mirë për këto shkolla profesionale, për rritjen dhe përmirësimin e tyre dhe sidomos për kthimin në vëmendjen që duhet të kenë.
/Shqiptarja.com