TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-Drejtorin e Drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana 1, ish-drejtorin e ALUIZNI-it të Beratit si dhe 5 ish-përgjegjës sektori dhe specialistë të këtyre drejtorive.
Sipas KLSH-së, ish-kreu i ALUIZNI-it Tirana 1 dhe 2 ish përgjegjës, përmes kryerjes së legalizimeve të jashtëligjshme për 125 subjekte, nëpërmjet lëshimit të lejeve të legalizimi në zona me Studim Urbanistik nga Bashkia Tiranë, në zonën e gjelbër të Parkut të Liqenit Artificial, në strukturën e rrugës, në zonën e Qytetit Studenti, në zonën pranë depos së Ujit, në zona poshtë linjave të tensionit të lartë, si dhe duke legalizuar troje ende në proces shqyrtimi nga gjykata, i kanë sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm ekonomik në vlerën totale prej 162 milionë lekë,m ose mbi 1.5 milionë dollarë.
"Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit datë 21.03.2014, ka audituar Agjencinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) Tirana 1, për periudhën Janar 2012-Dhjetor 2013. Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, mbi bazën e të cilave KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ish-drejtorin e këtij institucioni K.B., dhe e ish-përgjegjësat e sektorëve R.D. dhe T.B., për konsumim të elementëve të veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës", neni 248 i Kodit Penal, pasi kanë kryer", thueht në njoftimin zyrtar të KLSH-së.
Po ashtu KLSH ka kallëzuar penalisht ish kreun e ALUIZNI-it të Beratit, ish përgjegjësin, si dhe 2 specialistë të kësaj drejtorie për kryerjen e legalizimeve të jashtëligjshme për 188 subjekte, nëpërmjet lëshimit të lejeve të legalizimi në zona me Studim Urbanistik nga Bashkia Berat, në zonën e mbrojtur në Berat, në afërsi me strukturën e rrugëve, pranë rrjetit të ujësjellës-kanalizimit, si dhe duke legalizuar objekte të pandërtuara, që në tërësi i kanë sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm ekonomik në vlerën 103 milionë lekë, ose rreth 1 milionë dollarë.
'Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit datë 21.05.2014, ka audituar Agjencinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) Berat, për periudhën Janar 2012-Dhjetor 2013. Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, mbi bazën e të cilave KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ish-drejtorin e këtij institucioni K.P., ish-përgjegjësin e sektorit A.M. dhe 2 ish specialistët D.Ç e R.B., për konsumim të elementëve të veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës", neni 248 i Kodit Penal, pasi kanë kryer', bën të ditur KLSH./ATSH/
/Shqiptarja.com