Megjithëse, prej 4 muaj Prokuroria e Përgjithshme ka marrë një vendim pushimi për dosjen kundër ish-ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit Alma Hicka, Kontrolli i Lartë i Shtetit,nuk tërhiqet nga argumentat e tij, për të rihapur sërisht hetimet ndaj kësaj dosje, ku marëveshja mes Shqipërisë dhe “Cez” i ka shkaktur shtetit një dëm prej 479 milion euro.
Në seancën e djeshme gjyqësore pranë Gjykatës së Lartë,ku KLSH ka kundërshtuar vendimin e 26 qershorit 2016 për pushimin e hetimeve nga prokuroria,avokati mbrojtës në një raport prej 51 faqe ka renditur provat ligjore, që kjo çështje duhet të hetohet nga prokuroria.
Sipas avokatit të KLSH, dosja penale që flet për shkeljet e autoriteteve Shqiptare në marrëveshjen me Cez në Pragë,duhet të hetohet sërisht pasi Prokuroria e Përgjithshme, nuk ka kryer veprime hetimore për të zbardhur dëmin e shkaktuar buxhetit të shtetit. Juristi i KLSH, prej më shumë se 1 orë relatim para kolegjit të Gjykatës së Lartë, tha se ministri Gjiknuri dhe Avokatia e Shtetit, Alma Hicka kanë abuzuar me detyrën.
Në relacionin drejtuar gjykatës, avokati argumentoi se ministri Gjiknuri në këtë marëveshje vetëm ka pranuar kushtet e palës tjetër, Cez në Prangë, ndërkohë vetë ka qënë i ngurtësuar në kërkesat e tij, ndaj kësaj pale.
Juristi ka nënvizuar në kërkesën e tij për rihapjen e hetimeve se: “…për veç faktit të hamëndësuar nga Gjiknuri se kjo marëveshje i ka shpëtuar shqipërisë shumë milionë euro në gjyqin e arbitrazhit, kjo nuk është e vërtetë…”.
Në mbrojtjen e tij, avokati ka nënvizuar se Gjiknuri nuk mund të merte versionin e parashikuar prej tij në humbjen e gjyqit në arbitrazh kundër Cez, pasi gjyqi në fund mund të fitohej nga pala Shqiptare.Avokati ka shtuar se Gjiknuri ka pasur dhe një raport për këtë çështje nga studio ligjore e kontraktuar nga qeveria shqiptare, por përkundrazi ka refuzuar të marë në konsideratë konkluzjonet e raportit dhe ka firmosur marëveshjen.
Këto argument dhe shumë detaje të tjera, avokati i KLSH ia ka paraqitur Gjykatës së Lartë në një raport prej 51 faqe. Ndërkohë nga ana tjetër prokurori i kësaj dosje Arben Kraja, i ka kërkuar kolegjit penale të Gjykatës së Lartë, që të linte në fuqi vendimin e tij të datës 26 qershor 2016, që vendoste pushimin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit Alma Hicka.
Sipas tij, hetimet janë të plota dhe gjithëpërfshirëse, duke dalë në konkluzjonin se në këtë çështje nuk ka dëm financiar, duke pranuar njëherësh së shpërdorimi i detyrës është kryer nga Gjiknuri në disa vendimarje, por pa sjellë asnjë dëm financiar.
Pas dëgjimit të këtyre pretendimeve Gjykata e Lartë caktoi datën e 24 tetorit për marjen e një vendimi konkret për rihapjen ose jo të hetimeve ndaj ish-ministrit Gjiknuri. Ky i fundit gjithnjë e ka quajtur raport-auditin e KLSH si një raport politik të iniciuar nga PD.
Nga ana tjetër pak ditë më parë,kreu i KLSH z.Bujar Leskaj ka dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar, lidhur me këtë çështje, duke i qëndruar besnik raportit të nga audituesit e tij.Për KLSH, hetimi me seriozitet i kësaj çështje do sillte ncjerjen e përgjegjësve, që sollën dëmin financiar prej 479 milion euro për buxhetin e shtetit.
Dosja tjetër
Ish-kreu i bordit të Cez, Hejsek në hetim nga prokuroria
Josef Hejsek, ka qenë kreu i bordit drejtues të CEZ-Shpërbndarja në vitin 2012, kohë në të cilën Ismailaj në rolin e administratorit të DIA-s ka lidhur kontratën me CEZ për mbledhjen e borxheve.Sipas prokurorisë vjedhjen Ismailaj e ka kryer në bashkëpunim me ish drejtuesin çek Josef Hejsek.
"Pёr realizimin e qёllimit tё tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkёpunёtor personin nën hetim Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues tё kёsaj shoqёrie.
I pandehuri Kastriot Ismailaj, duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me shtetasin Josef Hejsek, ka pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme shumёn prej 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda pёr shoqёrinё “CEZ Shpёrndarja”, si rrjedhojё edhe pёr shtetin shqiptar, i cili ka zorёruar 26% tё aksioneve tё kёsaj shoqёrie”-thuhet në një raport të prokurorisë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com