Klubi zgjedh lojtarin në vend të trajnerit! Gerd Haxhiu largohet nga drejtimi i Flamurtarit

Klubi zgjedh lojtarin në vend të trajnerit! Gerd Haxhiu largohet nga drejtimi i Flamurtarit

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga nisja zyrtarisht e kampionatit shqiptar, Flamurtari është në "qiell të hapur"...pa trajner dhe drejtor sportiv.

Mësohet se trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori sportiv Artim Polloshani kanë dhënë dorëheqjen, vetëm 9 ditë pas prezantimit të tyre . Flitet se shkak për këtë është bërë moskorrektesa nga ana e klubit për të paguar këstin e parë, për të cilin kishin rënë dakord palët. Megjithatë në një prononcim për PanoramaSport, administratori i klubit Sinan Idrizi është shprehur se ka qenë një mosdakordësi e mes tyre, çka solli rrjedhimisht edhe

“Historia është e tillë. Haxhiu dhe Pollozhani nuk donin që pjesë e Flamurtarit të bëhej një lojtar i njohur i Superiores, me të cilin unë kam gjetur marrëveshjen. Ata vendosën një kusht të panegociueshëm. Kësisoji, unë zgjodha lojtarin dhe njëkohësisht largimin e trajnerit dhe drejtorit. Nuk ka lidhje kjo histori me çështje financash. Ky është vendimi im”, sqaroi Idrizi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alboniston-cudira: 15/08/2019 13:51

    futjani shqipe njeri tjetrit sic dini ju !

    Përgjigju
  • Albanis Filis: 14/08/2019 18:40

    Vetem trajner nuk ishte ai dordoleci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja