Koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja filloi sot sulmet ajrore kundër pozicioneve të Xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS) që kanë arritur në dyert e qytetit kurd në Siri, Ain al-Arab, raportoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

"Koalicioni ameriakno-arab ka zhvilluar të paktën pesë sulme ajrore kundër pozicioneve xhihadiste në linjën e frontit që luftojnë me kurdët, në lindje dhe juglindje të Ain al-Arab", njoftoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-s. Për momentin OJQ-ja nuk ka njoftuar për të vdekur.

Ekstremistët e ISIS-it janë vetëm tre kilometra në lindje të këtij qyteti kurd në Siri, sipas të njëjtëts OJQ, që bazohet në një rrjet të gjerë informacioni civil, mjekësor dhe ushtarak.

Sulmi xhihadist ndaj këti qyteti ka shkaktuar një eksod masiv të popullsisë, ku të paktën 160 mijë persona kanë kaluar kufirin për t'u strehuar në Turqi që prej mesit të shtetorit.

ATSH