PARIS - Ministrat e jashtëm ndërkombëtarë u zotuan sot për të mbështetur Irakun me çdo mjet të nevojshëm, përfshirë këtu edhe ndihmën ushtarake në luftë kundër shtetit islamik të Irakut dhe Levantit.
 
Samiti u hap nga presidenti francez François Hollande, i cili tha se nevojitet një përgjigje globale ndaj kërcënimit të ISIS.
 
“Lufta e popullit iraken kundër terroristëve është edhe lufta jonë dhe ne duhet të veprojmë së bashku. Kërcënimi terrorist është global dhe përgjigja duhet të jetë e tillë. Nuk ka kohë për të humbur”. Tha Hollande.
 
President iraken Fuad Massum kërkoi intensifikimin e sulmeve ndaj xhihadistëve duke kërkuar një ndërhyrje të shpejtë.
 
“Nëse kjo ndërhyrje dhe mbështetje ndaj Irakut ndodh vonë, shteti islamik mund të vërë nën kontroll territore të tjera, çka do të bëjë që kërcënimi aktual të jetë më i madh.”-u shpreh Massum.
 
 Një deklaratë e përbashkët nga 30 vende të botës të cilët morën pjesë në bisedimet e Parisit, u tha se mbështetja do të përfshijë ndihmën e duhur ushtarake.
 
 “Gjermania ka luajtur rolin e saj duke marrë një vendim të vështirë. Në bashkëpunim të ngushtë me Bagdadin ne do të mbështesim qeverinë rajonale kurde dhe forcat e tyre të sigurisë, edhe me armatime”, deklaroi ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier.
 
Pas disa orësh bisedimesh, samiti u mbyll me një deklaratë të përbashkët duke thënë se pjesëmarrësit ishin të përkushtuar në mbështetjen e qeverisë irakene në luftën e saj ndaj terrorrizmit.
 
Konferenca e Parisit kishte si qëllim përcaktimin e rolit që do të luajë çdo shtet anëtar në luftën ndaj ISIS. Rreth 40 vende deri më tani janë bërë pjesë e një koalicioni që përfshin 10 vende arabe. Ndërsa Irani dhe Siria nuk janë lejuar të marrin pjesë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)