Koçi: Saliu frymëzon të njëjtin revolucion kundër kryeministrave, 'Nano ik! Meta ik! Rama ik'

Koçi: Saliu frymëzon të njëjtin revolucion kundër kryeministrave, 'Nano ik! Meta ik! Rama ik'

Petro Koçi, zv. ministër i Mbrojtjes ka reaguar së fundmi për situatën politike në vend duke thënë, se ish- kryeministri Berisha në politikë ndjek gjithmonë të njëjtën histori.

Koçi e ka filluar deklaratën e tij, me Fatos Nanon kryeministër, ku sipas tij, Berisha në ato kohë bëri revolucionin 'Nano ik'!

Më tej, ai kujton kohën kur kryeministër ishte Pandeli Majko. Sipas Koçit, sërish Berisha bëri revolucion me sloganin " Qeveri komuniste, qeveri hajdute, qeveri tradhëtare!"

Koçi vijon shkrimin kur Ilir Meta ishte në krye të shtetit dhe sërish Berisha kishte slogan 'Meta ik'!

Në përfundim, Koçi e përmbyll më kryeministër në pushtet Edi Ramën. Ai thotë, se edhe tani Sali Berisha frymëzon të njëjtin revolucion kundër kryeministrit të partisë kundërshtare.

"Të jeni të bindur që nuk e ka me Ramën! As me përgjimet! E ka me zakonin dhe me hallet e prapanicës së tij!"- përmbyll zv. ministri i Mbrojtjes.

Postimi i plotë në Facebook:

E njëjta histori me Sali Berishën.
Kur ishte Nano kryeministër në 97 - 98- ën bëri revolucionin Nano ik! Në 14 Shtator bëri tentativën për grusht shteti. Lexoni gazeten RD të datave 9, 10,11 ,12 shtator 1998, para vrasjes së Azem Hajdarit për të kuptuar që s'kishte lidhje me atentatin , por me programin e PD. 
Në 98-99 erdhi Majko. Prapë revolucion me demostrata të përnatshme me Sloganin" Qeveri komuniste, qeveri hajdute, qeveri tradhëtare!" Edhe pse në Shqipëri u strehuan mbi 500.00 vellezeër e motra nga Kosova. 
Me vetë bashkëpunëtorin e tanishëm Meta, e njëjta histori: Meta ik! Bile më pas kur ky ishte kryetar Kuvendi iu vërsulen me dhunë në parlament! 
Edhe tani Saliu po frymëzon të njëjtin revolucion kundër Kryeministrit të partisë kundërshtare! Të jeni të bindur që nuk e ka me Ramën! As me përgjimet! 
E ka me zakonin dhe me hallet e prapanicës së tij!
Kjo situate nuk ka lidhje me 97 en! 
Eshtë fotokopje e 14 shatorit 98!

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri