Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli po merr pjesë në Konferencën Rajonale e Kartës së Adriatik 5 - SHBA në Kroaci e cila përfshin takimet e ministrave të Mbrojtjes dhe zyrtarëve të tri nismave rajonale, përkatësisht iniciativës A-5, të Ministerialit të Mbrojtjes të Evropës Juglindore dhe drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë konferencë marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes së Kroacisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë.
Gjatë ditës së parë është diskutuar për bashkëpunimin rajonal, nevojën për t’iu adaptuar sfidave të reja dhe rreziqeve, mbështetjen dhe nevojën sa më të shpejtë për integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike. Gjithashtu, nga pjesëmarrësit u vlerësua dhe u mbështet iniciativa e Shqipërisë për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për të luftuar fenomenin e luftëtarëve të huaj në kuadër të planit kombëtar për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi disa takime bilaterale. Një takim ministrja Kodheli zhvilloi me znj. Evelyn Farkas, zëvendësasistente e sekretarit të Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë. Gjatë këtij takimi ministrja Kodheli u ndal tek sfidat me të cilat po përballet sot Aleanca, sidomos në kufijtë jugorë dhe lindorë të saj. Znj Kodheli e njohu znj. Farkas dhe me kontributin që po jep Shqipëria në të gjitha angazhimet e Aleancës. Znj. Kodheli informoi znj. Farkas se këto ditë është nisur një kompani me trupa shqiptare në stërvitjen “Trident Juncture-2015”, e cila është ndër më të mëdhatë që ka zhvilluar NATO në këto 20 vitet e fundit.
Po kështu, ministrja Kodheli është takuar me ministrin e FSK, z. Haki Demolli. Dy ministrat diskutuan për mbështetjen që Shqipëria do të vazhdojë t’i japë Kosovës në rrugën drejt integrimit në strukturat euroatlantike, për çështje të arsimimit të përbashkët etj.
Gjithashtu, ministrja Kodheli është takuar edhe ministren e Mbrojtjes të Bosnje-Hercegovinës, znj. Marina Pendes, me të cilën diskutuan çështje që lidhen me bashkëpunimin bilateral, për projektin pilot për demontimin, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com