Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, me ftesë të Qendrës për Studimet e Larta për Mbrojtjen në Itali, mbajti një leksion me temë "Situata e Sigurisë në Evropë dhe sfidat e kërcënimet e saj".
Gjatë fjalës së saj, ministrja Kodheli u shpreh se "viti që lamë pas ishte një vit i zi për sigurinë". Ndër të tjera ajo tha se "vendet anëtare të NATO po përballen kohët e fundit me rreziqe që vijnë nga lindja dhe jugu, ndaj edhe kanë diskutuar e planifikuar për të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rreziqet e reja që vijnë nga Rusia dhe xhihadistët".
"Bosnia-Hercegovina, Kosova, Serbia, së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë, nuk i janë bashkuar ende klubit Euroatlantik. Këto vende kanë rrugë, vullnete dhe axhenda të ndryshme përkundrejt NATO dhe BE nga vendet ekzistenca e të cilëve sigurohet nga Aleanca, por që janë ende të dobët në ndërtimin e demokracive liberale, vende kandidate të mundshme për në NATO prej disa vitesh. Ndërsa shembujt më të mirë të rajonit janë Sllovenia dhe Kroacia, vende anëtare me të drejta të plota në NATO dhe BE", nënvizoi ajo.
Rruga e Ballkanit Perëndimor drejt BE është më e ndërlikuar dhe këtu përfshij edhe vendin tim. Dyshimet politike dhe kufizimet ekonomike po dobësojnë ëndrrën e integrimit.
Në ditët e sotme, bankat, biznenset, infrastruktura turistike, kompanitë e gazit dhe karburantit në Ballkanin Perëndimor, shihen si objektiv për para nga Rusia. Prania ekonomike e Rusisë po rritet në mënyrë të vazhdueshme në këto kohë vështirësie për Perëndimin", tha Kodheli.
Nga ana tjetër, ajo shtoi se "xhihadistët kërkojnë terren të përshtatshëm në Evropë. Sulmet terroriste të disa javëve më parë në France dhe Danimarkë dhe parandalimi i akteve të mundshme terroriste në Belgjike e gjetkë, janë këmbana alarmi për rrezikun që i kanoset sot qytetërimit modern nga forcat e errësirës. Ne i luftojmë ata në mënyrën tonë, por numri i njerëzve që marrin pjesë nga Ballkani Perëndimor në rajonet e konflikteve, po rritet në mënyrë shqetësuese.
Sipas Ministres së Mbrojtjes, Shqipëria vlerëson përpjekjen personale të kancelares gjermane Anxhela Merkel, për të ftuar liderët e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Berlinit në fund të gushtit 2014.
Kryetarët e shteteve, ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë të tetë qeverive, po ashtu dhe presidenti i Barroso dhe komisioneri për zgjerimin Fyle, shkuan në Berlin për një ditë, e cila nuk ishte thjesht një mbledhje për arsye simbolike. Krahas mbledhjes së liderave u mbajt një mbledhje për biznesin me qëllim rritjen e bashkëpunimit industrial dhe ekonomik në rajon.
"Në të gjithë këto pasiguri, duke pasur parasysh krizat aktuale, ne duhet të kujtohemi që paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë, nuk mund të merren si të mirëqena. Historia na ka mësuar se teksa bota ndryshon, NATO, BE dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka nevojë të ndryshojë. Duhet të jetë i aftë të reagojë shpejt jo vetëm politiksht, por të ketë gjithashtu kapacitetin e duhur dhe të nevojshëm', ka theksuar ndër të tjera Kodheli. /atsh/
/Shqiptarja.com