Kodi Zgjedhor u miratua nga PD - PS, edhe Basha dorëzon ankim në Gjykatë Kushtetuese! Përdor firmën e Kujtim Gjuzit e Eduard Ndocajt

Kodi Zgjedhor u miratua nga PD - PS, edhe Basha dorëzon ankim në Gjykatë Kushtetuese! Përdor firmën e Kujtim Gjuzit e Eduard Ndocajt

Lulzim Basha

Tirane-  Tjetër ankim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese për Kodin Zgjedhor të miratuar në fund të korrikut 2024 nga PD-PS. Report Tv mëson se edhe Kreu i Demokratëve euroatlantikë Lulzim Basha me firmat e dy deputetëve dhe kryetarëve të 5 partive të vogla ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Kështu deri tani në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar 3 kërkesa.  Kërkesa e parë është e Dashamir Shehit, kryetarit të LZHK-së mbështetur edhe nga Enkelejd Alibeaj themeluesi i ‘Djathtas 1912. Kërkesa e dytë është e Adriatik Lapajt dhe kërkesa e tretë është dorëzuar nga Lulzim Basha zyrtarisht në Gjykatë Kushtetuese më 21 tetor 2024. 

Të trija kërkesat kërkojnë shfuqëzimin e ndryshimit që bënë dy partitë e mëdha, duke mbyllur listën e kandidatëve për deputetë, në pjesën më të madhe të saj.

Report Tv siguron kopje të kësaj ankese kushtetuese që për tu dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese janë përdorur firmat e kryetarëve të 5 partive të vogla, mes të cilës edhe të Kujtim Gjuzit e Eduard Ndocajt , informon gazetarja e Report Tv Danjela Maloku.  Kjo ankesë mund të bashkohet dy kërkesave të para që do të shqyrtohen në seancë publike nga Gjykata Kushtetuese më 26 nëntor.

Ankesa Kushtetuese individuale është firmosur nga kreu i demokratëve euroatlantikë Lulzim Basha, deputetja mbështetëse etij, Oriola Pampuri e deputetit të PDIU-së, Gëzim Ademaj, Partia Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim e Nikolin Stakës, Partia Kombëtare Konservatore Albania e Kujtim Gjuzit, Partia e Bashkimit Demokristian Shqiptar e Eduard Ndocajt, Partia Ora e Shqipërisë e Zef Ndocajt

Objekti i ankimit kushtetues është: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokolleve shtesë e saj Nr. 1 dhe Nr. 14, 18 1.1 Genave a) dhe b) të pikës 1 dlie pikës 2 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar me Nenin 5, te Ligjit Nr. 81, date 26.7.2024 "Per disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr 10019, date 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise" i ndryshuar.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste shfrytëzuan seancën e fundit parlamentare, të 26 korrikut 2024 për të miratuar me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat, votën e diasporës dhe heqjen e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur, ndryshime që erdhën pas një pakti të beftë mes tyre.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor hynë në fuqi në 15 gusht 2024. Këto ndryshime garantojnë të drejtën ë votës për diasporën, element që është mbështetur nga të gjithë, si dhe sanksionojnë një formulë të re se si përzgjidhen kandidatët për deputet. Sipas këtyre parashikimeve 1/3 e listës së kandidatëve për deputet nuk i nënshtrohet votimit nga ana e qytetarëve dhe zgjedhësi mund të votojë vetëm kandidatët në pjesën e hapur të listës.Edhe pse në letër duket së 2/3 ë listës së kandidatëve është e hapur në realitet rreth 40 deputetë do të përzgjidhen nga vota e qytetarëve, 100 të tjerë janë të përcaktuar nga vullneti i partisë politike

Kush e firmosi ankimin kushtetues?
Lulzim Basha, kreu i demokratëve euroatlantikë
Oriola Pampuri - Deputete e Partisë Demokratike
Gëzim Ademaj - Deputet i PDIU-së
Partia Aleanca Demokracia e Re me kryetar Edmond Stojku 
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim me kryetar Nikolin Staka
 Partia Kombëtare Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, 
Partia e Bashkimit Demokristian Shqiptar me kryetar Eduard Ndocaj
Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Ndocaj

 

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?