Djali që po më çonte me makinë prej Malit të Robit deri në Durrës ishte vendës, po megjithatë u desh të ndaleshim ta pyesnim një kalimtar – tash kam harruar për çka. Por, reagimin e atij burrit në trotuar, para të cilit ndalova, nuk do ta harroj kurrë. Në vend që ta shikonte të panjohurin që po i drejtohej, ai kishte hedhur shikimin përtej meje dhe po shikonte diçka me ngulm.
“Ti, atje jeton?!” më pyeti gati pa frymë, me zërin e nxjerrë me zor nga thellësia.
Ktheva kokën dhe për herë të parë e pashë me kujdes veturën me të cilën kisha ardhur: një “Alfa Romeo” bojëqielli metalike, me hundë të mprehtë, siç m’u duk, prej tipave të viteve të fundit. Dhe, ajo që e kishte lënë të nemitur burrin duhej të ishte qyteti, të cilin e tregonte tabela e regjistrimit të saj - Verona.
Një qytet mund të të joshë me bukurinë e madhështinë e tij, ambientin e këndshëm, me lashtësinë dhe monumentet e shumta të kohërave të shkuara; ndonjë tjetër mund të ketë mall për një qytet në të cilin ka bërë jetë të begatë mes miqsh të hareshëm, apo ka përjetuar një dashuri të madhe. Por, mahnitja aq e thellë e atij burrit s’ishte nga gjëra të kësobotshme. Ai po e parafytyronte parajsën mbi tokë.
Vite më vonë, Blendi Fevziu, në njërin nga librat e tij, me saktësi të përsosur detajesh teknike, do të tregojë për gjithë shkathtësitë e zhvilluara dhe rreziqet që u nënshtroheshin tiranasit në kohën e komunizmit për të improvizuar pajisjet, të cilat televizorëve të importuar pushteti ua kishte hequr që më parë, që të mos mund të kapnin brezin e frekuencave të stacioneve të huaja televizive, italiane e jugosllave. Në atë shkreti të jetës materiale e shpirtërore të diktaturës, madje edhe kiçi farfuritës italian nga ekranet, edhe simulimi jugosllav i lirisë do t’u jetë dukur si parajsë mbi tokë.
Paradoksalisht, antenat televizive të kosovarëve, sidomos në vitet tetëdhjetë, po ashtu duke zbuluar gjithfarë marifetesh teknike, dhe jo edhe pa rreziqe, ishin të kthyera - kah Tirana. Revoltës së shqiptarëve të vitit 1981, me kërkesë për Republikën e Kosovës, pushteti, serb e jugosllav, i ishte përgjigjur me metoda nga më të ndryshmet të represionit dhe, nëpërmjet medieve të instrumentalizuara, kishte krijuar një klimë të padurueshme histerie antishqiptare.
Në vrazhdësinë e realitetit të papërballueshëm, kosovarët i ishin dhënë iluzionit kolektiv se ndoshta, pos me retorikën e zjarrtë, Shqipëria do t’u dilte zot edhe në ndonjë mënyrë më tjetër, më praktike. Krahas kësaj, imazhi për Shqipërinë tek ne arrinte i shformësuar në pamje më idilike, dhe varfëria materiale dhe ngurtësia ideologjike merrnin kuptimin e jetës modeste, por në drejtësi e barazi sociale dhe harmoni shoqërore. Fundja, Shqipëria ish e jona, qoftë fati apo kobi ynë.
Koha e revoltës, e okupimit dhe e luftës së Kosovës tashmë i takojnë historisë. Për fat të keq, jo edhe koha e nevoja për t’u ushqyer me iluzione të reja. Në këtë varfri materiale e shterpësi shpirtërore, në këtë mjedis mediokër e shpirtngushtë, në demokracinë e uzurpuar dhe “mjerimin ideologjik të partive politike” (Blerim Latifi), shumë kosovarë të rinj, "nevojën njerëzore për orientim dhe përkushtim" a përgjigjet "në kërkimin njerëzor të kuptimit" (Erich Fromm) po i kërkojnë në shekuj tashmë të largët, në shoqërinë islame, dikur aq joshëse e revolucionare (Michael Sells), por e cila sfidave të sotme mund t’u ofrojë vetëm përgjigje mashtruese e hipnotizuese. Përkundër rrjedhave në Evropë, xhamitë tona janë përplot të rinj, edhe të shkolluar, të cilat pastaj, dy e nga dy, edhe në bankat me të errëta nëpër skuta, ku rëndom rrinë çifte të dashuruarish, i dëgjon tek flasin për bëmat e pejgamberit.
Ndoshta për biografinë e të vetmit njeri, për të cilën kanë dëgjuar.
Marre nga "Zeri"
/Shqiptarja.com