'Koha për të mbrojtur demokracinë është tani'/ Meta: Duhet zgjim, përballje dhe ndryshim

'Koha për të mbrojtur demokracinë është tani'/ Meta: Duhet zgjim, përballje dhe ndryshim

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, me anë të fjalëve të Abraham Lincoln dhe Elie Wiesel fitues i "Nobel" për paqen. Kreu i shtetit shprehet se në vend nuk ka demokraci që i shërben popullit, teksa "ka justifikuar" qëndrimet e tij të njëanshme.

"Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Wiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca". Koha për të mbrojtur demokracinë është tani", shkruan Meta.

Deklarata e plotë
Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.

Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo "Demokraci" një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?

Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigja e dhimbshme!

Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm zgjimi, bashkimi, reagimi, përballja dhe ndryshimi!

Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Ëiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca".

Koha për të mbrojtur demokracinë është tani!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/09/2020 02:32

    Mire e ka thene,aty nuk ka demokraci qe I sherben popullit,por u sherben atyre qe kane postet qe drejtojne kete demokraci.Tani Likja kerkon popullin qe ti mbroje postin.

    Përgjigju
  • Ö tej: 15/09/2020 16:58

    Koha qe te te shporrim eshte tani sa je 7% . Me vone behesh 10% .Yt rrsce mu...

    Përgjigju
  • Mona: 15/09/2020 12:37

    O zot kush flet,na hapi barkun , njeriu me i urryer

    Përgjigju
  • HAJDUTI ME BLLOK NË DOR: 15/09/2020 11:56

    ÇFAR TMERRI PO KALOJN SHQIPTARËT. NJERIU MË I KORRUPTUAR E HAJDUTI ME BLLOK NË DOR PO LUAN NJË TEATËR ORDINER E KY PLER PO TALL MENDEREN ME POPULLIN FUKARA SHQIPTAR. KY FUNDËRRIN ME EMRIN ILIR FLORIRI E KA VJEDHUR VRAR KTË POPULL E TANI KY KONE LEF PA PUSHIM. TMER TMER TMER.

    Përgjigju
  • Sigi: 15/09/2020 11:40

    A eshte kushtetuese qe kreu i shtetit i zgjedhur nga PS te bej thirrje per ndryshim te rendit kushtetues me dhune ? Si ka mundesi qe vazhdon akoma avazin e shfrytezimit te postit per agjenten e tij opozitare ?

    Përgjigju
  • Taulant: 15/09/2020 11:14

    Thene prej nje prej politikaneve me te korruptuar ne vend sjellin veç reagimin e kundert. Duhet reagim nga populli per te nxjerr nje kriminel te padenuar si ty nga zyrat e shtetit. Qenia jote ne krye te shtetit na turperon si popull.

    Përgjigju
  • Cubi: 15/09/2020 11:02

    Mir e ke duhet zgjim kemi 30 vjet qe ju tallni menderen me popullin. Kur ju duhet populli ju beheni sikur vini nga hena,a thua sapo zbritet ne tok dhe sjeni ju qe e keni cuar ne kete derexhe. Ju keni hall te mbroni e te shtoni pronat e vjedhura. Ishalla do vij dita e ta villni kete mekat.

    Përgjigju
  • shpifesira: 15/09/2020 10:34

    Patjeter po duke hequr te parin ty dhr gruan tende

    Përgjigju
  • Ehuu: 15/09/2020 10:14

    eh kur flet dhe ky per demokraci. Te ishte ai vendi jon demokraci me te pakten qe do te ndodhte nuk duhet shikonim me neper poste publike. E kupton ky qe eshte kart e djegur apo bejne vet sikur nuk kuptojne

    Përgjigju
  • Free: 15/09/2020 09:53

    Je 30 vjet me vonese Like. Sistemin qe ndrrtuat po ju bie qafes

    Përgjigju
  • Delinquenti: 15/09/2020 09:45

    O DULLE po' per c'far ndryshim I e ke llafe or tyt kur alternativa me e mire eshte kjo qe kemi se ke ti ndonje alternative tjeter me te mire burjum alternativa e ATIJ trapit te PD qe hala me SKUADREN E PARA 10 VJETEVE DHE PRETENDON TE MORÌ PUSHTET O MJERE ATO PO EDHE MJER NE DHE ATO QE I JAPIN VOTE AKOMA "hik o shabe se na merzite"

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 15/09/2020 09:33

    Ik kokrra e kriminelit,mos na çaj menderen se populli do te te nxjerr çullak nga presidenca,bashke me ata qe te bene ty hale president. Zhduku mos te te shohim e as te te degjojme o kokra e degjenerates@mafiozit.

    Përgjigju
    • Europ: 15/09/2020 18:28

      Si ka mundesi dhe del e flet per demokraci nje kryehajidut si pune ketije kokatrori.Familje majmunesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë