Kufizimet e vendosura për përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit nuk e kanë penguar një shkollë të mesme në Gjermani që t’u organizojë një ceremoni diplomimi maturantëve.
Pasi punuan për konceptim për katër muaj, drejtuesit e shkollës u mundësuan nxënësve një ceremoni aspak të zakontë ku u respektuan rregullat e higjienës dhe distancimi fizik. Gjimnazi në Apolda përdori një hapësirë ku shikohen filma nga makina për të zhvilluar ceremoninë e diplomimit.
Drejtoresha e shkollës Birgit Rosner tha se atyre u desh që të anulonin festivalin që zhvillohej në atë hapësirë dhe kështu u erdhi dhe ideja.
“Në këtë mënyrë na erdhi ideja…Mblodhëm 3,000 euro nga sponsora dhe punuam për një koncept higjiene për katër muaj,” shpjegoi ajo.
Rezultati, diplomimi më “cool” në Gjermani, raporton Bild.
Të 46 maturantët u ulën në karrige, të cilat kishin 1.5 metra distancë nga njëra-tjetra në tre rreshta të drejtuar nga skena. Ndërsa, familjarët e tyre qëndruan në 120 makina pas tyre. Edhe distanca e automjeteve ishte e llogaritur.
Maturantët u thirrën në grupe nga tre, ndërsa familjarët e tyre në vend të duartrokitjeve i shoqëruan me një “valë borish” nga makinat.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
30.6%
-
Keq
44.4%
-
Nuk e di
25%
Vota total: 36
Lajme të tjera
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
-
Arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti gjerman, dyshohet se spiunon për Kinën
23 Prill, 10:12
-
Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës
22 Prill, 20:19
-
Rusëve që janë kundër luftës nuk u njihet azili në Gjermani
22 Prill, 09:13
-
U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë vitin e kaluar! Detaje të reja nga vrasja e burrelsit në Gjermani, media: Autorët janë turq
21 Prill, 15:57
-
Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon
19 Prill, 16:32
-
Në kërkim për ekzekutimin e Briken Sanajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori Vladimir Kola arrestohet në Gjermani
17 Prill, 10:23
-
Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974
16 Prill, 19:45
-
Qeveria gjermane përgatit planin për rindërtimin e Ukrainës
15 Prill, 09:20
-
Historike/ Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë, thyen dominimin e Bayern Munich (VIDEO)
14 Prill, 19:19
-
120 vite pritje, Leverkusen thyen dominimin 11 vjeçar të Bayern Munich! 'Aspirinat' zbukurojnë qytetin dhe dynden në stadium për titullin
14 Prill, 16:46
-
Harry Kane në ndeshjen e Champions League, familjarët aksident me makinë! Tre fëmijët në spital
13 Prill, 14:33