Kohë për “dasëm” ke gjetur, o Lulzim

Kohë për “dasëm” ke gjetur, o Lulzim

Lulzim Basha takim sot me të rinjtë e FRPD-së

Eh mor Lul, e di që nuk e ke problem të bëhesh qesharak, por prapë duhet një masë për ta ruajtur veten. E paske rikthyer prapë atë shpikjen për kufizimin e mandateve të kryeministrit, që e shpall sa herë do të dukesh sikur po sjell diçka të re në debatin politik.

Por tani e gjete ta thuash? Nuk ke frikë fare se do të gajasësh dynjanë?

Nuk e ke degjuar Presidentin në detyrë, që ka shpalosur strategjinë e vet politike për 50 vjetët që vijnë? Po zhurmën e shpërthimit të tritolit për (mos)zgjedhjen për herë të gjashtë të shefit të Federatës së Futbollit nuk e paske ndjerë?

Mirë revolucionin paqësor të “foltores”, që po përgatit kthimin e tretë të udhëheqësit historik, bën sikur nuk e shikon, se ashtu e ke punën.

Po pse të rrjedhur e di kryetimonierin ti, që të zbresë nga kali tani, kur ia keni bërë fushë me lule ti edhe ata të tjerët, që do ndani krrundet e pushtetit më 6 mars? Vërtet ka 25 vjet gati pa ndërprerje në pushtet, por ca vështirësi edhe i ka pasur, kurse tani që nisi t’i ndrijë fati për ta ngrënë qyl, ti i thua të largohet.

Po veten e ke harruar, o Lul, që ke hyrë për mandatin e katërt si kryetar i Partisë Demokratike? Apo nuk quhen ato se kanë qenë në bashkëpronësi. Po pse çfarë e di partinë ti, mësimore e përjetshme, që të të bëjë ty kryeministër, pavarësisht nga numri i provave?

E di që je në hall të madh vëlla, por gjej diçka më pak komike, se nuk shkon fare kjo teza e kryeministrit me dy mandate. Jo për gjë, por edhe kohën për “dasëm” e ke zgjedhur shumë keq.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit