‘’Hillary Clinton e fitoi debatin me Trump, ajo shfaqi standartin presidencial’’ kështu u shpreh sot Genc Kojdheli, drejtor i përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës në lidhje me debatin e mbrëmjes së kaluar mes Trump dhe Clinton.

Kojdheli si një njohës i mirë i sistemit amerikan u shpreh se Clinton e fitoi debatin sepse tregoi në çdo moment standart presidencial, ndërsa Trump nuk i qëndroi bësnik këtij standarti.

‘’Ai ndërpriste në çdo moment debatin, Trump nuk ka aftësitë komunikuese të mundë dot Clintonin në debat‘’, u shpreh Kojdheli.

Sipas Kojdhelit, Clinton ka pasur një mandat të suksesshëm si sekretare e shtetit dhe për rrjedhojë do të jetë edhe një presidente e mirë e Amerikës.
 
Pse kaq interes për debatin Clinton-Trump?
Unë besoj që një nga arsyet që ka marrë vëmendje ky debat është sepse për herë të parë kemi një palë zgjedhje shumë të çuditshme. Nuk ka të njejtën siguri si zgjedhjet e meparshme. Një tjetër element është Trump,  që është një kafshë e pastër mediatike. Nga këto arsye ka marrë më shumë vëmendje kjo fushatë zgjedhore në SHBA.

Dje fitoi Hillary Clinton me nje diference te madhe? Pse kjo diferencë mes dy kandidatëve?
Unë nuk kisha dyshime që do fitonte Hillary Clinton. Ajo ka mbi 30 vite që përfaqëson politikat e larta të politikës amerikane. Trump nuk ka aftësinë të mund Clintonin në debate. Trump nuk i qëndroi besnik standartit presidencial. Trump nuk ishte presidencial në debat, ndërkohë që Hillary ishte.

Dje nuk kishte fërkime personale mes dy kandidatëve? Ishte taktikë e Trump të mos merrej në këtë drejtim?
Ka një gjë. Është vështirë në një debat presidencial që t’i të bësh zhurmuesin. Kanë kohë vetëm 2 minuta. Të harxhosh kohë duke sulmuar personalisht nuk fiton asgjë. Trump u mundua të jepte disa nga idetë e tij politikë, por problem është se ai nuk jep zgjidhje. Ndryshe nga ai, Clinton i strukturon shumë mirë idetë e saj.

Trump bën premtime të mëdha por nuk tregon mënyrën sesi do i realizojë. Por sërish ai ka ngjitur tek amerikanët?
Elektorati që voton Trumpin nuk  do e merrja përsipër ta analizoja. Njerëzit që mbështesin Trumpin janë njerëz me shumë paragjykime. Janë njerëz të cilët besojnë se gjerat e jashtëzakonshme mund të ndodhin sa hap e mbyll sytë.

Hillary Clinton a ishte ajo zgjedhja e duhur e demokratëve?
Është shumë e vështirë në Amerikë të dalësh nga hiçi. Edhe Obama prapë kishte bërë garën e tij politike. Nuk mund të vish nga hiçi në politikën amerikane dhe të pretendosh të behësh president i vendit. Ka debate që a ishte Hillary kandidatja e përshtatshme për presidente për demokratët? Unë besoj që Hillary mund të bëhet një presidente e mirë në ato që mund të arrijë.

Ka patur kritika per mungese rezultatesh kur Clinton ishte sekretare e shtetit?
Nuk është kështu. Diplomacia është shumë e vështirë për t’u realizuar sot. Clinton ka ndërhyrë për sa i përktet të drejtave të njeriut dhe grave. Ajo ka ndërhyrë në vende që nuk është lehtë të hysh, dhe mbi të gjitha ajo nuk ka ndërhyrë më dhunë. Nuk mund të them se ajo nuk ka qenë e suksesshme në madatin e saj si Sekretare e shtetit.

Sipas Frobes Putin është njeriu më i pushtetshëm në botë, cili nga kandidatët do ishte më i fortë për ta sfiduar atë?
Sistemi amerikan është shumë i koklavitur. Hillary e njeh shumë mirë këtë sistem. Ndërsa Trump me mungesën e eksperiencës dhe me arrogance e tij, nuk besoj se mund ta realizojë. Shpresa e madhe që ka Trump është Amerika e bardhë e shtresës së mesme. Por mos të harrojmë se Amerika është vendi i të gjithëve ku ka shumë rraca edhe pse të bardhët vazhdojnë të dominojnë.

A ndikoi sëmundja e Clinton tek elektorati? Edhe pse Trump në debat nuk e përmendi?
U zhduk si element.  Sistemi amerikan bazohet mbi votat që ka çdo shtet. Janë një dorë e mirë shtetesh që vendosin fitoren.

Cila janë shtetet që vendosin fitoren? Si e gjykoni ju?
Në sistemin amerikan janë 7 shtete që lëkunden. Fati i demokratëve është se dominojnë ne New York dhe Kaliforni. Shtetet që luhaten janë Florida, Miami, Pensinvania, Ohaio, Micigani, Kolorado. Ka një debat të madh për Koloradon, Ohaion dhe debat mund të luajë Pensinvania. Në SHBA është e rëndësishme se kush gjeneron më shumë të ardhura për t’i shpenzuar në fushatë. Në sistemin amerikan funksionon përmes lobing por nuk financohet nga kandidatët.

Nga njëra anë kemi nje miliarder si kandidat? Pse ai nuk e financon fushatën e tij?
Trump nuk mund t’ja lejojë të sponsorizojë fushatën me paratë e tija. Ky do ishte një risk. Ka hedhur goxha para në fushatën e tij por nuk mund dot njohjet e Hillary. Ai nuk ka mbeshtetjen e partisë së tij.

Xhorxh Soros është një ndër financuesit të Hilari Klinton?
Xhorxh Soros është një nga financuesit më të mëdhenj të demokratëve në Amerikë. Njihet si një financues i partive të majta.

Çfarë ndryshon nga një kandidat tek tjetri për Shqipërinë? Rama reagoi ashpër kundër Trump?
Ka një gjë, mohimi i kandidaturës së Trumpit ka ardhur në shumë nivele. Atëherë nuk ishte zyrtarizuar si kandidat, kur Rama bëri deklaratën. Në fund të ditës edhe po të fitojë Trump sërish Shqipëria mbetet një vend aleate e SHBA.

Një fitore e Trump do e vinte në siklet qeverinë Rama?
Nuk e besoj duke e konsidereuar se ne jemi një vend anëtar i NATO-s, jemi vend aleat i Amerikës. Amerikanët e kanë treguar interesin e tyre ndaj Shqipërisë, për shembull si rasti i Reformës në Drejtësi. Edhe në politikën amerikane nuk është se vendi ynë zë një vëmendje të madhe për hir të së vërtetës.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com