‘Koka bën koka pëson’, DPSHTRR: Nga 118 shoferë të regjistruar për të rimarrë patentën pasi humbën pikët, vetëm 13 prej tyre kanë kaluar
Pamje gjatë një prej provimeve për rimarrjen e patentës
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar sot shifra nga rezultatet e provimeve për personat që kanë tentuar rifitimin e patentës pas humbjes së gjithë pikëve për shkak të shkeljeve të bëra.
Nga 182 riregjistrime të kryera në total, vetëm 13 prej tyre kanë arriitur ta rifitojnë Lejen e Drejtimit ose thënë ndryshe vetëm 6.5%.
Në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e institucionit, thuhet se personat të cilët konsiderohen si shkelës të rëndë të rregullave të riqarkullimit do duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë.
Njoftimi i Plotë nga DPSHTRR:
Nga 182 riregjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Leje Drejtimit, vetëm 13 veta kanë rifituar Leje Drejtimin, ose sa 6.5%!
Vetëm 3 kalues në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit, në seancën e 10-të të ritestimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 20 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 12 veta!
S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë!
Koka bën, koka pëson!
Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim
Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon.
Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja‼️
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
27.6%
-
Keq
50%
-
Nuk e di
22.4%
Vota total: 76
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 21 mijë gjoba për një javë, policia bën bilancin: U pezulluan 156 leje drejtimi! 40 shoferë të arrestuar
27 Korrik, 12:12
-
Tiranë/ Shkelën rregullat e qarkullimit, policia gjobit drejtuesit e patinave elektrike dhe këmbësore
25 Korrik, 14:29
-
Nuk respektuan rregullat e qarkullimit, 13 shoferë në pranga, më shumë se 13 mijë gjoba
14 Korrik, 10:34
-
Mbi 31 mijë gjoba për një javë, policia bën bilancin: U pezulluan 129 leje drejtimi! 47 shoferë të arrestuar
13 Korrik, 13:31
-
Me shpejtësi, xhama të zinj e celularë në timon, 10 mijë e 436 gjoba për 1 javë në Tiranë! Policia bën ‘bilancin’ (VIDEO)
7 Korrik, 11:48
-
10 shoferë të arrestuar në Tiranë në 1 javë
30 Qershor, 12:08
-
A do marrë fund makthi i verës në trafik?! Deri në fund të sezonit Shqipëria do thyejë rekord automjetesh
19 Qershor, 13:34
-
Policia Rrugore bënë bilancin, rreth 27 mijë gjoba këtë javë, arrestohen 35 shoferë! Pezullohen 126 leje drejtimi
15 Qershor, 12:17
-
Trafiku i rënduar në fillim sezoni, ekspertët për Report Tv: Rrugët tona s'e përballojnë fluksin! Nga 15 qershori kufizohen oraret për mjetet e tonazhit të rëndë
10 Qershor, 16:33
-
Policia bën bilancin, rreth 26 mijë gjoba këtë javë në gjithë vendin, 31 shoferë u arrestuan! Pezullohen 121 leje drejtimi
9 Qershor, 11:43
-
Tiranë, shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten rreth 11 mijë shoferë në një javë! 7908 gjoba për qëndrim të gabuar
9 Qershor, 10:45
-
Kujdes në rrugë! Policia ju vëzhgon: 28 mijë gjoba u vunë këtë javë, 34 shoferë u arrestuan
25 Maj, 14:02