Kokaina, Berisha falënderon për
herë të parë policinë, sulm Ramës

Kokaina, Berisha falënderon për<br />herë të parë policinë, sulm Ramës
TIRANE - Vënia në pranga e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha...dhe ka shërbyer pikërisht ky arrestim që për herë të parë nga ardhja në pushtet e të majtëve, Berisha të falenderojë Policinë e Shtetit për operacionin e zhvilluar.
 
‘Me kete rast le te falenderojme ne policine gjermane qe zbuloi e para ekzistencen e rrjetit, Interpolin dhe Europolin qe organizuan dhe drejtuan operacionin, Prokurorine e Krimeve te Renda per hetimin serioz disa mujor te rrrjetit si dhe Policine e Shtetit qe mori pjese ne zbatimin e ketij operacioni te permasave nderkombetare”, shkruan deputeti demokrat në rrjetin social Facebook.
 
Megjithatë ai nuk ka lënë akuzat ndaj mazhorancës, duke thënë se Ermal Hoxha ka lidhje të ngushta familjare me Edi Rama dhe se njihet si sponsorizues i fushatave elektorale të P-së. Sipas Berishës, me ardhjen e kryeministri Rama në pushtet, “në vend zbarkoi Kolumbia”, një etiketim ky që sipas tij na është vënë edhe nga ndërkombëtare.
 
Në fund, ish-kryeministri i bën apel qeverisë që të nxjerrë para ligjit çdo anëtar të rrjetit të drogës

Postimi i plote i ish-kryeministri Berisha ne rrjetin social Facebook
Interpoli dhe Europoli çmontojne rrjetin e droges me baron kryesor Ermal Hoxhen, nipin e Enver Hoxhes!!

Te dashur miq, dje pasdite Interpoli, Europoli se bashku me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe Policine e Shtetit kryen goditjen e nje rrjeti te madh shqiptaro-kolumbian droge me drejtues kryesor nipin e diktatorit Enver Hoxha, 39 vjecarin Ermal Hoxha, i njohur per lidhjet e ngushta me kupolen me te larte te PS ne teresi dhe ne vecanti e personalisht per lidhjet e ngushta e familjare me Edi Ramen, mik i ngushte i kahershem i prinderve te narkotrafikantit.

Ermal Hoxha njihet sipas disa burimeve sponsorizues nder me kryesoret i fushatave elektorale te PS dhe veprimtarive te tjera te kesaj partie. Ne kete operacion antitrafik nderkombetar u shkaterrua ne Xibrak nje impiant i madh i prodhimit te kokaines per treg, u arrestuan 8 anetare te rrjetit shqiptaro - kolumbian te droges, 6 shqiptar dhe 2 kolumbian, u konfiskuan 125 kg kokaine, rreth 3 - 4 ton perzjeres te kokaines.

Me kete rast le te falenderojme ne policine gjermane qe zbuloi e para ekzistencen e rrjetit, Interpolin dhe Europolin qe organizuan dhe drejtuan operacionin, Prokurorine e Krimeve te Renda per hetimin serioz disa mujor te rrrjetit si dhe Policine e Shtetit qe mori pjese ne zbatimin e ketij operacioni te permasave nderkombetare. Ne reagimin e tij te pare dhe zëmekur per kete operacion kunder rrjetit te fuqishem te narkotrafikut nderkombetar qe drejtohej nga nje neo-bllokmen, tashme baron droge, nipi i Enver Hoxhes dhe me miqesi te ngushte familjare me Edvin Kristaq Ramen, ky i fundit ne reagimin e tij me te pare vrapoi te sulmoje duke duke nisur reagimin e tij me fjalet: "Uroj qe opozita te mos merzitet nga kjo arritje e policise". Pra hallin e ka gjithnje tek opozita.

Me kete raste dua t'i them zotit Rama, ketij krenari pa gjethe fiku, se me ardhjen e tij ne pushtet ne vendin tone zbarkoi Kolumbia dhe se per here te pare ne historine e vendit mediat nderkombetare disa muaj me pare e kane etiketuar Shqiperine si Kolumbia e Europes. Kjo mjerisht jo pa te drejte!

Muaj me pare ne Mal te Zi u bllokuan njeherazi 80 dhe me pas 250 kg kokaine me destinacion Shqiperine dhe bosi politik informoi ne kohe bosin teknik, i cili u zhduk para hundeve te policise. Dy muaj me pare nje operacion antitrafik nderkombetar i policive te kater vendeve i koduar "Viluni", deshtoi se bosi politik qe i printe karvanit te droges, e shpetoi duke e marre ne makinen e tij imunitare (te deputetit) bosin teknik bash ne momentin me kritik tek do arrestohej nga Policia e tradhtuar nga politika, ai u strehua me njehere ne makinen e deputetit qe te nesermen i binte Shkodres pash e n'pash ne krah te Edvin Kristaq Rames.

Duke pergezuar edhe nje here ata qe kontribuan ne suksesin e ketij operacioni, i bej thirrje Prokurorise se Shtetit te hetoj dhe vendos para ligjit cdo anetar te ketij rrjeti dhe me hetime serioze te paanshme te zbuloje te gjitha lidhjet e ketij rrjeti narkotrafiku me pushtetar dhe partiak, si dhe cdo sponsorizim elektoral te ketij grupi. Te hetoje dhe zbuloje kush e lajmeroi neo-bllokmenin Ermal Hoxha, qe kishte marre 300 mije euro ne makine dhe po nisej ne klandestinitet. Cilat ishin motivet qe e shtyne Policine te mashtroje mbreme qytetaret duke deklaruar qe ne ora 19:00 se eshte arrestuar Ermal Hoxha, kurse sot deklaron se narkotrafikanti Ermal Hoxha eshte arrestuar ne ora 1:30 te mengjesit te dites se sotme?! Hetimi serioz dhe i gjithanshem ka rendesi kryesore per nxjerrjen e vendit nga kthetrat e krimit te organizuar!! sb

Berisha: Rama e Tahiri mashtruan qytetarët, të lidhur me Ermal Hoxhën
Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha, ka komentuar sërish aksionin e policisë që çoi këtë të mërkurë në shkatërrimin e laboratorit dhe rrjetit të kokainës këtë të mërkurë, duke akuzuar qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha akuzon kryeministrin se ka lidhje të forta me Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili u prangos dje si një nga 10 anëtarët e rrjetit të trafikut të kokainës.

Sipas Berishës, Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mashtruan qytetarët, pasi sipas tij nuk treguan se grupi i trafikantëve kanë nisur punë një vit më parë siç shprehet ai me bekimin e shefit të qeverisë dhe ministrit Tahiri.

Gjithashtu në akuzat e tij Berisha pretendon se me bekimin e Ramës, Hoxha është lënë i lirë dje për të shkuar në Durrës dhe për të fshehur provat materiale që akuzojnë atë.

Më poshtë postimi në Facebook i Sali Berishës:

Banda e kokaines e Ermal Hoxhes eshte banda e Partise, eshte "Hakmarrja per Drejtesi", me kryekumbar Edi Ramen!

Te dashur miq, hetimet e deritanishme te bandes shqiptaro - kolumbiane te drejtuar nga Ermal Hoxha faktojne se kemi te bejme me banden e "Hakmarjes per Drejtesi" apo banden tjeter me te dashur te Partise.

Keshtu mesohet se:
- I dyti ne drejtim pas Ermal Hoxhes esht djali i dajes se Orik dhe Leart Shytit, Gentian Gjonaj.

- Kumbara i bandes "Hakmarrja per Drejtesi", Klement Kolaneci, eshte i skeduar, i ndjekur dhe i arrestuar vite me pare si bashkepunetor i ngushte i "Hakmarrjes per Drejtesi". Aktualisht ai eshte anetar i grupit i lidhur, siç tregojne hetimet, si me Gentian Gjonajn ashtu dhe me nipin gruas se tij Valbona, Ermal Hoxhen.

- Elbasani u zgjodh me kujdes nga banda si vendi i sigurise maksimale, pasi aty me ndihmen direkt te Rames banda e Partise emeroi drejtor te policise Nallbatin, i shkarkuar nga Policia nga ish ministri socialist Igli Toska per lidhje kriminale me "Hakmarrjen per Drejtesi". Rama dhe Tahiri mbreme mashtruan qytetaret kur paraqiten sikur grupi kishte filluar pune ne kohen e "fajin e ka Saliu".
Hetimet deshmojne se grupi ka filluar prodhimin e droges dhe eksportin e saj para 1 viti.

- Hetimet faktojne se kolumbianet, "Che Guevarat" e droges, kane hyre ne Shqiperi nje muaj me pare nen patronazhin e nipit te Enverit, sponsorit te PS, Ermal Hoxha, me lidhje shume te forta miqesore te prinderve te tij me Edi Ramen.

Policia me urdher nga lart mashtroi kur njoftoi dje se Ermal Hoxha u arrestua mbreme ne ora 19:00 ne impiantin e prodhimit te droges ne Xibrake dhe se ne makinen e tij u gjenden 300 mije euro, kurse sot u njoftua se ai u arrestua ne ora 1:30 te mengjesit te dites se sotme ne shtepine e vjehrrit te tij. Ketu nuk eshte e qarte nese Ermali vertete u arrestua aksidentalisht ne Elbasan dhe u lirua nga Policia e Partise per te shkuar ne Durres dhe per te zhdukur keshtu lidhjen direkte me vendin e krimit apo lajmi per arrestimin e tij ne Xibrake ishte i rreme dhe u dha nga Policia e PS per ti thene mbathja?!

Sot kane deshtuar te gjitha arrestimet e mbi 22 bashkepuntoreve te rrjetit qe siguronte nje fitim prej rreth 11 milion euro ne jave me veprimtarine e tij kriminale. Ata jane zhdukur pasi jane njoftuar nga bashkepuntore te larte te bandes ne strukturat e Policise dhe qeverise. 


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar