Kokaina, burg nëntë të arrestuarve
Dalipi: Në magazinë s'di se ç'bëhej

Kokaina, burg nëntë të arrestuarve<br />Dalipi: Në magazinë s'di se ç'bëhej
TIRANE - Nëntë të arrestuarit të dyshuar si të përfshirë në trafikun e kokainës në laboratorin e zbuluar në Xibrakë të Elbasanit do të qëndrojnë në burg deri në përfudnim të hetiemve.

Me masat e dhëna këtë të djelë ndaj Kelmend e Arjan Dalipit, Gentian Gjonajt, Sajmir Batkut dhe ato të dhëna një ditë më parë ndaj Erlam Hoxhës, Kastriot Imerit, dy kolumbianeve Cesar Avila e Wlather Moreno si dhe Ilir Hysenit të nëntë këta shtetas do të qëndrojnë nën akuzë deri në përfundim të hetimit.

Pas masës së sigurisë 9 të dyshuarit janë transferuar në qelitë e paraburgimit 313, ndërsa ndaj tyre prokuroria ka ngritur 6 akuza përfshi dhe atë të grupit të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

A1 Report ka mundur të mësojë se vëllezërit Kelmend e Arjan Dalipi kanë mohuar përfshirjen e tyre në loboratorin e kokainës apo trafikun e drogës, duke pretenduar se magazine në pronësi të tyre prej kohësh ishte dhënë në përdorim me qira personave të tjerë.

Po ashtu burime për A1 Report nga senaca deklaruan se i pyetur nga prokurori, Olsian Çela se përse Klemend Dalipi frekuentonte magazinën dhe pse e kishte dhënë me qira. Mësohet se Dalipi të jetë përgjigjur, se ai është kujdesur pasi është telefonuar nga qiraxhijntë se në magazinë kishte probleme me rrejtin elektrik.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për A1 Report se pas masave të sigurisë dhe pretendimeve të të pandehurve, pritet që deklarimet e tyre të ballafaqohen me njëra tjetrën për të hedhur dritë mbi qëndrimet e 9-të të arrestuarve.

Një ditë më parë në gjykatë të vetmit nga 9 të pandehurit që pranuan të flasin ishin dy shtetasit kolumbian Cesar Avila e Walther Moreno, të cilët u shprehën se në shqipëri kishin ardhur nëprmjet pikës kufitare të janinës dhe një person i prezantuar tek ta si Carlos i kishte paguar 9 mijë euro për punën e paligjshme në laboratorin e kokainës.
burg

9 te arrestuar per trafikun e kokaines, policia zbuloi laboratorin ne Xibrake
Më 14 janar të këtij viti, policia e shtetit në bashkëpunim me strukturat ndërkombëtare zhvilloi një super operacion antidrogë në Labinot-Fushë në Elbasan, ku u zbulua një laborator droge dhe u vunë në pranga 9 persona, mes të cilëve dhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Pas verifikimeve të kryera nga forcat e rendit në bashkëpunim me prokurorinë, dy persona u liruan dhe numri i të ndaluarve ka shkuar në nëntë.

Personat e arrestuar
Ilir Hyseni
Gentian Gjonaj
Kelmend Dalipi
Arjan Dalipi
Sajmir Batku
Ermal Hoxha
Kastriot Imeri
Cesar Avila
Walther Moreno

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani