Kokaina, Didi: Arrestime të reja
Edhe gjermanët ndjekin hetimet/Aksioni

Kokaina, Didi: Arrestime të reja<br />Edhe gjermanët ndjekin hetimet/Aksioni
KUKËS - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga qyteti i Kukësit ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të reja sa i përket operacionit në fshatin Xibrake në Elbasan, ku u zbulua laboratori i kokainës. 

Ai tha se vijojnë hetimet për këtë rast dhe se policia shqiptare po bashkëpunon dhe me vendet e rajonit. Sa i përket akuzave të familjes së Ermal Hoxhës ai tha do të dalin para drejtësisë ata që janë të përfshirë në këtë organizatë.
 
11 persona u arrestuan fillimisht gjatë aksionit të policisë në fshatin Xibrake në Elbasan, Fatmir Hoxha dhe Egest Dankesi janë liruar pasi nuk rezultojne te implikuar ne rrjet, si dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë. Mes të arrestuarve është dhe Ermal Hoxha 40 vjeç, nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha.
 
Ndërkohë prokuroret gjermane janë në Tiranë për t’u njohur me rezultatet e këtij operacioni. A1 Report ka mësuar se ata janë pritur nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi dhe prokurori i çështjes Olsian Çela, të cilët kanë shkëmbyer informacione shtesë në lidhje me personat e arrestuar dhe bashkëpunëtorët e tyre.
 
Sipas burimeve të A1 Report takimi mësohet se ka zgjatur rreth një orë, ku përfaqësuesit e ambasadës gjermane dhe prokurorët e ardhur janë shprehur të gatshëm të asistojnë edhe me material të tjera hetimor në lidhje me grupin që tregtonte kokainë.
 
Gjithashtu, mësohet se prokurorët gjerman kanë kërkuar të njihen me provat e operacionit për t’i përdorur në proceset hetimore që kanë në shtetin e tyre.  

Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë