“Kokaina e Xibrakës”, Ermal Hoxha dhe Genci Xhixha kërkojnë pafajësi
Rekursi është paraqitur më 19 mars në gjykatën e Lartë dhe sëbashku me nipin e diktatorit Enver Hoxha pafajësi kanë kërkuar praktikisht të gjithë anëtarët e tjerë të bandës
Në foto Ermal Hoxha, Genci Xhixha dhe pas tyre laboratori i kokainës i zbuluar në Xibrakë
U dënua 6.8 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë, por Ermal Hoxha ka kërkuar pafajësi në Gjykatën e Lartë.
Rekursi është paraqitur më 19 mars në gjykatën e Lartë dhe sëbashku me nipin e diktatorit Enver Hoxha pafajësi kanë kërkuar praktikisht të gjithë anëtarët e tjerë të bandës, që nga vëllezërit Klemend dhe Arjan Dalipi, e deri tek Ilir Hyseni, Sajmir Tabaku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, dhe kolumbianët Valter Moreno e Cesar Gutierrez.
Kelmend Dalipi u lirua më 8 janar 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Grupi i drogës "Xibraka" u zbërthye në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ndërsa u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg.
Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit.
Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.
Ndërkohë që u shpall në kërkim Genci Xhixha i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë.
Xhixha mendohet se strehohet në Kubë, ai u dënua në mungesë me 13 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, të cilat u ulën në 8 vjet nga Gjykata e Apelit.
Apeli e kishte ulur dënimin edhe për Hoxhën dhe anëtarët e tjerë të grupit dhe tani ata kërkojnë pafajësinë.
Faksimile e rekursit të të dënuarve të bandës së "Xibrakës" në Gjykatën e Lartë
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë! Bizneset u siguronin kontrata fiktive pune, më pas aplikonin për vizë në BE! Sekuestrohen 1.1 mln euro e dollarë (EMRAT)
12 Prill, 10:22
-
Rezarta Shkurta shijon pushimet e luksit në Maldive me Ermal Hoxhën, "rrethuar" nga peshkaqenët dhe flamingot
27 Shkurt, 18:50
-
Daily Mail: Gangsterët shqiptarë kanë ‘uzurpuar’ tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, burgjet po tejmbushen
4 Dhjetor 2023, 17:45
-
EKSKLUZIVE/ Laboratori i kokainës në Xibrakë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Ermal Hoxhës për pafajësi
28 Nëntor 2023, 17:01
-
Shqiptari që “orkestronte në prapaskenë” trafikimin ndërkombëtar të kokainës
13 Nëntor 2023, 18:05
-
Brazili në prag të nxjerrjes së vaksinës kundër varësisë ndaj kokainës
26 Tetor 2023, 22:58
-
Shkatërrohen 2 grupe mafioze në Spanjë, njëra shqiptare! 32 në pranga, sekuestrohet droga me vlerë 4,1 milionë euro në ishullin Ibiza (VIDEO)
20 Shtator 2022, 07:55
-
Raportet për vitin 2021 të policisë greke dhe italiane: Rrjetet shqiptare zgjeruan aktivitetin në fushën e drogës! Rrugët që ndiqnin për transportimin e kanabisit dhe kokainës
26 Korrik 2022, 20:24
-
Shpërndante drogë me doza në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari
15 Qershor 2022, 10:07
-
Kokainë, kanabis dhe dhunë në familje, 12 persona në pranga, 3 prej tyre të shpallur në kërkim
25 Nëntor 2021, 16:00
-
Ekskluzive/ 143 kile kokainë në Durrës, një nga importuesit i arrestuar më parë në Itali për trafik heroine e kokaine. Ja pamjet e skanerit që zbuloi drogën
11 Prill 2021, 12:29
-
Transportonin drogë me "Teddy Bear", kapet çifti shqiptar në Greqi
30 Janar 2021, 15:17