Kokaina, flet Hyseni: Pranoj akuzën
e trafikut, nuk njoh 8 të arrestuarit

Kokaina, flet Hyseni: Pranoj akuzën<br />e trafikut, nuk njoh 8 të arrestuarit
TIRANE - Ilir Hyseni flet për herë të para hetuesve për trafikun e kokainës dhe pranon akuzën ndaj tij, ndërsa deklaron se nuk njeh asnjë prej të arrestuarve të tjerë në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

Ky fakt konfirmohet për A1 Report nga grupi hetimor, teksa 1 ditë para skadimit të afateve të apelimit të masës së sigurisë 'arrest me burg' mbrojtja e Hyseni ka vendosur të mos t'i drejtohet Gjykatës me kërkesë për zëvendësim mase.

Të njëjta burime bënë me dije se Hyseni ka pranuar arrestin në flagrancë në magazinën e Xibrakës që funksiononte si laborator droge, ndërsa i pyetur në lidhje me 8 personat e tjerë të arrestuar ai para hetuesve ka mbajtur qëndrim mohues.

Hyseni ishte ndër personat e parë nën hetim kjo e konfirmuar dhe nga autoritetet gjermane, të cilët përcollën informacionin se ai së bashku me Pranvera Ebeling ishin përfshirë në trafikun e kokainës nga Shqipëria në Gjermani.

Hetimet për trafikun e kokainës mbeten ende të hapura, ndërsa mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përpiluar një listë me 70 persona të cilët do të pyeten për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me veprimtarinë e 9 të arrestuarve.

Më 14 janar policia arrestoi 9 persona mes tyre, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipin, Arjan Dalipin, Sajmir Batkun, Kastriot Imerin, shtetasit kolumbian Cesar Avila, Walther Moreno si dhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën.

Aktualisht Gjykatës së Apelit pranë krimeve të rënda për ndryshimin e masës së sigurisë i është drejtuar vetëm Ermal Hoxha, i cili kërkon heqjen e arrestit me burg pasi ai mohon të ketë lidhje me drogën dhe ka pranuar vetëm faktin se ka shërbyer si taksist për dy shtetasit kolumbian.
 


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona