Kokaina, ja shqiptarja pjesë e
trafikut, Hyseni e Gentian Gjonaj

Kokaina, ja shqiptarja pjesë e<br />trafikut, Hyseni e Gentian Gjonaj
TIRANE - A1 Report publikon për herë të parë fotografinë e shtetases me origjinë shqiptare, Pranvera (Aga) Ebeling, e cila u vu në survejim nga autoritetet gjermane dhe ato shqiptare për të zbuluar laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.
 
Po ashtu për herë të parë Televizioni A1 Report publikon fotografinë e dy të arrestuarve Ilir Hyseni, i dyshuar si kreu i trafikut të kokainës, të zbuluar dhe shkatërruar më 14 janar dhe Gentian Gjonaj, një nga 9 të prangosurit.

Pranvera Ebeling ende nuk është ndaluar, ndërsa burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmojnë tashmë që ka një urdhër ndalimi ndaj saj. Pranvera, rezulton të jetë shtetase shqitpare e martuar me një shtetas gjerman, çka ka ndryshuar dhe mbiemrin në Ebeling, pasi mbiemri i saj i vërtetë është Aga.
 
Ajo rezulton të jetë bashkëjetuese e kreut të rrjetit të trafikut të kokainës, Ilir Hysenit, i divorcuar prej 10 vitesh.

pranvera 

Ebeling është marrë në survejim nga ana e autoriteteve të rendit gjermane, më 14 dhjetor 2014, me qëllim për të zbuluar origjinën e kokainës e cila hynte në Gjermani, përmes bandës së kryesuar nga vetë Hyseni. Përgjimi dhe survejimi i saj, veçanërisht më 17 dhjetor, ditën kur Ebeling po merrte tragetin për të hyrë në territorin shqiptar, bëri të mundur që policia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare të zbulojë rrjetin e struktuar të trafikantëve. Ja linja e kokainës, gjermanët gjurmuan partneren e Hysenit

Ndërkohë, Ilir Hyseni i dyshuar si kreu i bandës, në dëshminë e tij para prokurorëve kur këta të fundit i kanë ofruar të bashkëpunojë me drejtësinë për të treguar aktivitetin e këtij rrjeti ai është përgjigjur se “…nëse unë flas, do të arrestohen 120 persona të tjerë…” Ilir Hyseni: Nëse flas do të arrestoni dhe 120 persona

pranvera ilir hyseni
(Në foto: Pranvera (Aga) Ebeling, e dyshuar si pjesë e trafikut të kokainës, dhe i arrestuari Ilir Hyseni)

Ndërkohë për herë të parë A1 Report publikon fotografinë e shtetasit të arrestuar dhe të dyshuar si i përfshirë në trafikun e kokainës Gentian Gjonaj nga Vlora. Ndaj tij, ashtu si edhe ndaj 8 të arrestuarve të tjerë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ku ata do të duhet të rrinë deri në përfundimin e hetimeve.
 
Më 14 janar të këtij viti, një operacion ndërkombëtar me përfshirjen e INTERPOL, EUROPOL dhe Policisë së Shtetit, çoi  në zbulimin dhe shkatërrimin e një laboratori kokaine në Xibrakë të Elbasanit, si dhe arrestimin e 2 kolumbianëve dhe 7 shqiptarëve si pjesë e rrjetit të trafikut, ku më i bujshmi ndër ta ishte Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Në këtë super operacion, policia sekuestroi 131 kg kokainë, mbi 3 ton përzierës.

Prokuroria ka ngitur 6 akuza ndaj 9 të pandehurve, ku më e rënda është ajo e krijimit grupit të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.

gentjan gjonaj
(Në foto: Gentian Gjonaj, një nga 9 të arrestuarit si pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!