Një nga dy vëllezërit shqiptar të arrestuar si bashkëpunëtorë në trafikun e e drogës në rajonin e Venetos është liruar. Gazmend Tahiraj sipas autoriteteve italiane është liruar nga akuzat për bashkëpunim pas dëshmisë së vëllait të tij, Azem Tahiraj, se Gazmendi nuk kishtë asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike të gjetur në restorant “La Laterna”, në pronësi të Gazmend Tahirajt.
Sipas policisë italiane gjatë marrjes në pyetje, Azem Tahiraj ka rrëfyer se ishte ai që e ka fshehur drogën dhe jo i vëllai pasi ai nuk ka patur dijeni për këtë veprim
se nuk ka asnjë lidhje më këtë trafik.
Gazmend Tahiraj është i vetmi I liruar nga 9 të arrestuarit në operacionin e policisë italiane, që vuri në pranga edhe Atilio Violin, një nga Bosët e mafies italiane Ndrangeta, mbi të cilin rëndonin një sërë akuzash si tentativë vrasje, gjobvënie dhe armëmbajtje pa leje.
Restoranti "La Lanterna" në Venezia të Italisë në pronësi të dy vëllezërve Shqiptarë nga Kukësi përdorej për të kamufluar shpërndarjen e kokainës për klientët VIP
Policia italiane ka njoftuar palën shqiptare nëpërmjet Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku kërkon të verifikohen në Shqipëri pasuritë e vëllezërve Tahiraj dhe familjarëve të tyre, pasi dyshohet se një pjesë e fitimeve nga droga janë investuar jashtë Italisë.
Nga kamerat e vëzhgimit të vendosura në magazinën ku vinte kokaina agjentët e Guardia di Finanzia kanë arritur të zbulojnë dhe rrjetin e trafikut si dhe rolet e tyre.
Sasia prej 410 kg kokainë është sekuestruar në 6 operacione të ndryshme ku fillimisht në muajin korrik këtij grupi i janë sekuestrua 50 kg në Milano.
Edhe pse deklaronin të ardhura minimale në agjencinë e taksave në Venezia ky grup sqaron Guardia Di Finanzia arrinte të qarkullonte në muaj një fitim prej 8 milion euro nga trafiku dhe shpërndarja e kokainës.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com