Kokaina, nipi i Enver Hoxhës me
'xhepa' bosh në llogaritë bankare!

Kokaina, nipi i Enver Hoxhës me<br />'xhepa' bosh në llogaritë bankare!
7 shqiptarët e arrestuar si pjesë e trafikut të kokainës në operacionin “Xibraka” ku u zbulua dhe laboratori i drogës në periferi të Elbasanit, rezultojnë pa para të depozituara në bankat e nivelit të dytë.

Burime për A1 Report nga Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmuan se nga përgjigjet e dhëna nga bankat e nivelit të dytë dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive rezulton se edhe nipi i ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, nuk ka asnjë para në bankë dhe asnjë pronë në emër të tij. 

Ndërsa një prej bankave të nivelit të dytë ka hedhur dritë mbi një kredi që Hoxha ka aplikuar pranë kësaj banke me kërkesën se do të rikonstruktojë apartamentin të cilin ai ka me qira në periferi të Tiranës.

E njëjta situatë sipas Prokurorisë paraqitet dhe për Ilir Hysenin i cili prej vitesh jeton ndërmjet Gjermanisë e Shqipërisë, por në emër të tij nuk figuron asnjë pasuri.

Pa llogari në bankë rezulton dhe Kastriot Imeri, i cili në seancën për masën e sigurisë ndaj tij kërkoi të lirohet duke argumentuar se s’ka asnjë lidhje me drogën veç faktit se me Ilir Hysenin ishin shokë dhe flsinin ndonjëherë në telefon.Me llogari bankare sipas përgjigjeve të administruara nga organi akuzës rezulton vetëm Gentian Gjonaj nga Vlora, por shumat e depozituara janë të vogla.

Gjonaj rezulton aksioner në kompaninë "AIN" me seli në Vlorë në të cilën oratak ka dhe dhëndrin e ish-diktatorit Hoxha, Klement Kolanecin. Për sa i përket Kelmend dhe Arjan Dalipit hetuesit thanë për A1report se ata disponojnë disa biznese dhe prona kryesisht në qytetin e Elbasanit, por nuk kanë depozita në para në banka.

Hetimet për laboratorin e kokainës sipas prokurorisë pritet të jenë intensive dhe të zgjasin në kohë, ndërsa sipas kërkesës bërë nga prokurori Olsian Cela ndaj të arrestuarve pritet të vazhdojnë hetimet bazuar në ligjin antimafia.

Me këtë kërkesë pritet që në sitën e prokurorisë tashmë të kalojnë pasuritë e bashkëshortëve, bashkëjetuesve ato në pronësi të prindërve si dhe çdo pasuri në pronësi të personave me lidhje gjaku me të arrestuarit deri në 3 breza.

Me ndryshimet e ndodhura në ligjin antimafia, përkatësisht “Në nenin 21, paragrafi i tretë parashikohet se: “Barra e provës, për të vërtetuar se pasuritë janë fituar në mënyrë të ligjshme, i përket personit, kundër pasurive të të cilit kërkohet konfiskimi”.
 
Në këto kushte personat të cilët do të preken nga këto hetime kanë barrën e provës për të justifikuar pasurinë e tyre dhe burimin e të ardhurave, pasi në të kundërt do të kërkohet sekuestro.
 
ligji
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan