TIRANE-E ndërsa qeveria akuzon Bashën për lobimin rus në SHBA, opozita kundërpërgjigjet duke vijuar serinë e sulmeve për 613 kg kokainë që u bllokua në portin e Durrësit. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se akuzat për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë 2 të vërteta të mëdha, sipas tij, që janë “
po bën gjithcka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane”.
Rama i bëri thirrje sot sërish Bashës që të shkojë në prokurori dhe të japë shpjegime për lobimin rus në SHBA.
Deklarata e Enkelejd Alibeajt
Akuzat qesharake për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë 2 të vërteta të mëdha, se ai po bën gjithcka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane. Që kur 613 kilogramët e kokainës u kapën me ndihmën e partnerëve të huaj, Kryeministri i vendit është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk jep përgjigje se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane dhe cili ishte roli i Olsi Ramës në ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë të pastër.
Edi Rama hesht dhe nuk u thotë shqiptarëve përse është takuar fshehurazi me Saimir Tahirin të premten paradite në një nga spitalet private të Tiranës. Është detyrim i kryeministrit të vendit të flasë për marrëdhënien e tij me Saimir Tahirin, duke mos mbajtur më peng integrimin europian të vendit. Edi Rama e di shumë mirë se pa i hequr mbrotjen politike ish ministrit të tij të brendshëm, Shqipërisë nuk do t'i hapen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Politikën në Shqipëri nuk e ulin poshtë skemat e trasha të Edi Ramës me rusë, spiunazh dhe destabilitet, por është bashkëqeverisja e tij me krimin rreziku më i madh për stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit. Është biznesi i tij familjar me kartelet e kokainës, mbrojtja e Saimir Tahirit dhe shndërrimi i vendit në parajsën e drogës akti më antikombëtar i Edi Ramës.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00