"Kokaina", të arrestuarit kërkojnë
liri në Apel, 6 shkurt seanca e parë

liri në Apel, 6 shkurt seanca e parë">
TIRANE - Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 6 shkurt do të nisë për herë të parë shqyrtimin e kërkesave për ndryshimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e dosjes "Kokaina".

A1 Report ka mundur të mësojë se dy prej të arrestuarve Kelmend dhe Arjan Dalipi kanë kërkuar lirinë duke argumentuar se ata magazinën ku u gjet laboratori i drogës e kishin dhënë me qira tek të tretët për biznes bojrash e s'kanë asnjë lidhje me drogën. 

Po ashtu mësohet se nën Apel do të shqyrtohet dhe kërkesa e nipit të ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha i cili kërkon heqjen e arrestit me burg pasi në pretendimet e tij Ermali ka mohuar lidhjen me drogën duke pranuar se ka shërbyer vetëm si taksist për kolumbianët pa e ditur se me se mereshin ata.

I konsideruar si kreu i trafikut të drogës, i hetuar fillimisht nga autoritetet gjermane, Ilir Hyseni nuk ka apeluar masën e arrestit me burg, thanë burime pranë gjykatës për A1 Report.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë