Kokainë, Heroinë, Canabis drejt
Greqisë. Goditet rrjeti i trafikantëve

TIRANE-Një vit hetime nga prokuroria e krimeve të rënda, agjensia amerikane e luftës kundër drogës DEA në Athinë dhe policia shqiptare kanë bërë të mundur zbulimin e një rrejti të trafikut të kokainës, heroinës dhe canabisit midis Shqipëris e Greqis.

Në pranga kanë rënë 22 persona në total ndërsa 6 të dyshuar kryesorë të kësaj organizate janë arrestuar orët e para të kësaj të marte nga policia shqiptare.

Mes tyre të konsideruar organizator janë Gazmend Lleshanaku, Jorgo Dulla, Isak Alla, Aurel Toska, Gëzim Balla, Jani Mecja.

Burime nga krimet e rënda sqaruan për Reporttv se ky grup në harkun kohor të 2 viteve ka mundur të trafikojë drejt Greqisë disa herë duke përdorur si tranzit dhe maqedonin një sasi prej 6 ton canabis e disa kilogram kokainë dhe heroinë.

Emrat e të arrestuarve
 
Persona të arrestuar në kuadër të procedimit penal janë;
 
1.            Jorgo DULLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Tiranë
2.            Gazmend LLESHANAKU, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
3.            Aurel TOSKA, 37 vjeç, arrestuar sot në Pogradec,
4.            Isak ALLA, 55 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
5.            Jani (Ilir) MEÇJA, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
6.            Gëzim BALLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,
7.            Arben PILINÇI, 45 vjeç, Podgorie, Korçë
8.            Malti (Ermal) KUNGULLI, 29 vjeç, Podgorie, Korçë
9.            Arben ALUSHI, 46 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Fier
10.          Mehmet SKËNDERAJ, 64 vjeç
11.          Leo TAFA, 34 vjeç
12.          Eglantin TAFA, 36 vjeç
13.          Ardit TAFA, 21 vjeç
14.          Dorian TAFA, 35 vjeç
15.          Miklovan KUKA, 32 vjeç
16.          Artan SKËNDERAJ, 36 vjeç
17.          Meto SKËNDERI, 39 vjeç
18.          Ledjo Nikollaq Llozi, 25 vjeç, në Shqipëri.
19.          Vasil Tashio, 43 vjeç, në Shqipëri.
20.          Sokol Filipi, 27 vjeç në Shqipëri.
21.          Nori Bardhi, 34 vjeç, në Shqipëri.
22.          Dimitrios Papadopoulos, në Greqi.
 
Gjithashtu po në kuadër të këtij hetimi janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas.
 
Sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;
 
•             244 kg e 818 gr Cannabis Sativa
•             425 fara kanabisi
•             1 kg e 30 gr heroinë
•             247.3 gr kokainë
 
Para dhe sende të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;
 
•             3140 Euro
•             25.000 Lekë
•             Tre automjete
•             10 telefona celular.
 
Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni Greqi.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura

Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura