'Kokainë kishte ardhur nga Brazili', policia e Kosovës: Vlen rreth 20 milionë euro, janë sekuestruar, armë, para dhe makina (VIDEO)

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, si dhe përfaqësuesit e autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, thanë në një konferencë për shtyp se 7 persona janë arrestuar për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan.

Mehmeti tha se është sekuestruar një sasi e lartë prej 400 kilogramë kokainë, si dhe një armë, ndërsa operacioni është duke vazhduar.

'Deri tani janë arrestuar 7 persona nga Kosova, janë konfiskuar 400 kg kokainë, 1 armë dhe lloje të ndryshme të veturave që gjendeshin në depo'- tha Mehmeti.

Sakaq kryeprokurori Lumezi tha se ky kontingjent kokaine me vlerë rreth 20 mln euro, dyshohet se ka ardhur nga Brazili, ka kaluar nëpërmjet Italisë në Shqipëri e më pas edhe në Kosovë, ndërsa hetimet vazhdojnë në të trija vendet.

'Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë, janë ndërmarrë masa dhe veprime që kanë rezultuar me konfiskimin e 400 kg kokainë, vlera e së cilës është rreth 20 milionë euro dhe janë sekuestruar sasi e parave, veturave dhe gjësendeve të tjera, të cilat do të përdoren në procedurat e radhës. Dëshiroj të them se gjatë fazës së hetimeve janë përdorur masa të fshehta, ku kemi përcjellë lëvizjen e kësaj ngarkese, nga Brazili në Itali, pastaj në Durrës dhe deri në arritjen e destinacionit, pra në Republikën e Kosovës'- tha Lumezi.

Ndërkaq, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se një aksion i tillë nuk mund të luftohet nga një shtet i vetëm, prandaj edhe janë bërë bashkë për të vepruar kundrejt kësaj vepre kriminale.

“Jemi të vetëdijshëm që rreziqet bashkëkohore të drejtësisë dhe sigurisë nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm, prandaj kemi bashkëpunuar me partnerët tanë”, ka thënë Lumezi


Lajmi kryesor:

FOTO-VIDEO/ Kapen në Kosovë 400 kg kokainë të fshehura në kamionin me pula me vlerë 20 mln euro, 7 të arrestuar! Droga u nis nga Brazili e kaloi në Portin e Durrësit, sinjalin e dha DEA


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon