Kokëdama, sfera magjike e luleve shumëngjyrëshe/FOTO

Kokëdama, sfera magjike e luleve shumëngjyrëshe/FOTO

Kokëdama, lulet me vazo në formë sfere

Ideja gjeniale e zëvendësimit të lules nga një pjatë, në një top mbushur me dhe, ishte një ide gjeniale e cila lindi në Japoni dikur rreth vi ve 1990, por që kishte një origjinë të paktën 400 vjet më parë. Kuptimi i fjalës kokedama vjen nga fjala ‘dama-top’ dhe ‘koke’ që nënkupton myshk, pra një top myshku.

Ato i sheh ngado, nga shtëpitë deri tek hotelet dhe restorantet luksoze, evente si dasma apo pritje, kjo falë kreativitetit që dhuron kjo teknikë.

Si krijohet kokedama?
Nëse ju duket e pamundur për të pasur një detaj kaq të rëndësishëm në shtëpinë tuaj, mos u shqetësoni, pasi është fare e thjeshtë. E për ta realizuar mjaftojnë pak minuta dhe shumë durim,  sepse kjo sferë e gjelbër, e cila dekoron në mënyrë fantastike çdo kënd të shtëpisë tuaj, dhuron një atmosferë relaksi edhe në mes të shkretëtirës.

Së pari zgjedhim bimën që duam të mbjellim, e heqim nga toka dhe i pastrojmë rrënjët e saj nga dheu. E vendosim për pak minuta në ujë. Më pas marrim një përzierje toke të cilën e kemi pasuruar me plehrat e nevojshme që ndihmojnë në rritjen e bimës, të cilat i përpunojmë me pak ujë duke krijuar një topth prej balte.

Më pas, kokedamën e izolojmë përqark me një mase myshku, e mbështjellim të gjithë formën sferike, duke lënë një hapësirë në pjesën që bima del jashtë. E shtrëngojmë fort me gishta myshkun në mënyrë të tillë që të puthitet me dheun, e më pas e shtrëngojmë me një spango të fortë, derisa të thahet dhe myshku të bëhet njësh me baltën dhe të vijojë të çelë në mënyrë natyrale.

Ndërkaq, me anë të një tjetër spangoje më të fortë, krijojmë një shportë, zgjatimet e së cilës dalin lart, për t’u lidhur, në mënyrë të tillë që kokedama të vendoset diku në një lartësi, që mund të dhurojë pamje të këndshme për syrin, por edhe të ujitet lehtësisht.

Kaq mjafton për ta provuar në shtëpi, me çfarëdolloj luleje që dëshironi, pasi kokedama është miqësore me të gjitha bimët.

Ku ta vendos sferën time?
Gjithçka varet nga madhësia e çdo kokedame. Nëse ato janë të vogla, mund të vendosen në çdo vend. Mund të varen në tavan, nëpër cepat e shtëpisë, në ballkon apo në dritare. E nëse janë të mëdha, atëherë mund të vendosen në një kënd ku depërton sado pak dritë.

Ato janë ideale për të dekoruar sidomos ambientet që janë të rrethuara nga grija e betonit, pasi i japin një tjetër atmosferë çdo shtëpie. Ashtu siç edhe shprehen japonezët, kokedama, është një bimë e cila është krijuar për të qëndruar pezull në ajër, pasi vetëm kështu realizon misionin e saj.

Si ujitet kokedama?
Ndryshe nga bimët e tjera të cilat ndoshta nuk ujiten rregullisht edhe për faktin që janë të mbjella në vazo ku ka lagështi, me kokedamën ndodh krejt ndryshe.

Ato ujiten më rrallë, prandaj fillimisht gjeni një enë të rrumbullakët, forma e së cilës të jetë e njëjtë me atë të bimës tuaj.

Mbusheni atë me ujë, futni brenda sferën dhe lëreni për disa minuta, derisa rrënjët e bimës si dhe myshku të marrë mjaftueshëm lagështinë që i nevojitet për të qëndruar për të paktën një javë në ajër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion