VLORE - 5 ditë pas emërimit të Sadrit Danaj kryetar të keshillit tw Qarkut Vlorë, deputeti Koço Kokëdhima, gjatë vizitës në panairin levizës në këtë qytet, e ka cilësuar emërimin e tij jo vetëm si të drejtë e të domosdoshëm, por edhe të vonuar. Sipas Kokëdhimës, me emërimin e Danaj u vendos në vend një e drejtë e Partisë Socialiste dhe e koalicionit të majtë, pasi sipas tij PS ka shumicën në këshill.

"Zgjedhja e Sadritit në krye të Qarkut është jo vetëm e domosdoshme , një gjë e drejtë dhe e mirëpritur por edhe e vonuar, sepse në Këshillin e Qarkut, koalicioni i majtë ka shumicën absolute dhe është logjike dhe normale që gjatë gjithë këtyre viteve duhet të kishte drejtuar një përfaqësues i të majtës." tha deputeti socialist

Ndërkohë sa i përket akuzave të opozitës, lidhur me përfshirjen e Danaj në një histori mafioze rrëmbimi, në vitin 2001 në Itali, Kokëdhima është shprehur se akuza të tilla janë veçse shpifje, pasi dëshmia e tij e penalitetit siguruar në ministrinë e drejtësisë në Itali, rezulton e pastër.

"Pretendimet dhe shpifjet që u rezervuan për figurën e Sadritit erdhën që në muajn janar, dhe në muajn janar ne, pavarësisht njohjeve që kishim për të, bëmë edhe të gjitha verifikimet e nevojshme, morëm edhe dëshmitë e penalitetit nga Ministria e Drejtësis së Italisë qysh në 24 shkurt të këtij viti dhe mbi këto procedura korrekte dhe transparente ndodhen ato zgedhje si në Bashkinë e Vlorës edhe në Këshillin e Qarkut të cilat u mirëpritën nga të gjitha forumet e koalicionit tonë'' u shpreh Kokëdhima

Sa i përket panairit lëvizës në Vlorë, Kokëdhima tha se organizime të tilla tregojnë vëmendjen e qeverisë ndaj biznesit dhe zhvillit të ekonomisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)