Kolapsi i kushtetueses, Hazizaj: Përgjegjës Komisioni i Reformës në Drejtësi

Juristi, Sokol Hazizaj, kërkon mbledhjen e parlamentit për të zgjidhur ngërçin e krijuar në sistemin e drejtësisë, ku prej pak ditësh është bllokuar Gjykata Kushtetuese dhe rrezikon të bllokohet dhe Gjykata e Lartë. Sipas Hazizaj, përgjegjësi për këtë situatë ka Komisioni i Reformës në Drejtësi, i cili dhe pse u pagua për të bërë reformën solli bllokimin e Sistemit të Drejtësisë, shprehet Hazizaj në intervistën e dhënë gazetarit, Arsen Rusta.

Juristi bën përgjegjës Komisionin e Reformës në Drejtësi, si institucioni që duhet të kishte parashikuar zgjidhjen e këtij ngërçi. Për Hazizajn Vettingu nuk ishte shkaku i bllokimit të gjyqësorit, pasi për të alarmi është dhënë më parë por s’kanë dashur ta dëgjojnë.

I pyetur për refuzimin që këshilli Europës i ka bërë kandidatëve të prezantuar nga Shqipëria  për gjyqtar në Strasburg, Hazizaj  u shpreh: “Qeveria  është ajo që duhet ti hap rrugë profesionistëve dhe jo listët klienteliste”. Po ashtu Hazizaj u shpreh: “Për shkak të pamundësisë së krijimit të kuorumit si dhe të ndryshimeve në kodet e procedurës aktualisht në vend janë katër gjykata, Kushtetuesja, e Larta, e Krimeve dhe Apeli Administrativ që për të dhënë një vendimarrje dosjet presin me vite”, u shpreh juristi Hazizaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja