Kolapsi me dosjet voluminoze, ekspertët në 'Përballje': Çdo ditë largohen prokurorë! Nuk ka infrastrukturë, krimi në disa zona tolerohet

Vakanca e madhe në sistemin e drejtësisë ka krijuar një volum dosjesh për prokurorët në vend. Shqetësimin e ngriti para KLP-së edhe Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela ku tregoi se sistemi ka në dispozicion 198 prokurorë, ndërsa mungojnë 123 të tillë. Në ‘Përballje’ në Report Tv, gazetarja Keti Banushi thotë se çdo ditë ka largime nga rradhët e prokurorëve.

'Këtë vit ndryshim nga një vit më parë ishte harta gjyqësore, të cilën ai e ka konsideruar sukses. Në sistem mungojnë 123 prokurorë. Kjo ka ardhur si pasojë e vettingu. Çdo ditë pothuajse largohen prokurorë. Është një proces që deri në dhjetor duhet të mbarojë në shkallën e parë.

Çdo ditë ka më shumë largime nga rradhët e prokurorëve se sa ka emërime. Janë 10 prokurorë në Apel, nga 16 që duhet të ishin. Edhe Prokuroria e Tiranës e vuan. Për të mos parë edhe aspektin e infratrukturës. Numri i madh i dosjeve tregon se nuk është atje ku duhet të jetë niveli i hetimit', tha Banushi.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Erida Skëndaj tha me lidhje Skype se problem i madh është evidentuar infrastruktura në të cilën punojnë prokurorët, krahas volumit të dosjeve.

'Rënia e numrit të prokurorëve po krijon shqetësime. Ka afate hetimore qe nuk realizohen në kohë të arsyeshme. Ka zvarritje të proceseve hetimore edhe si pasojë e numrit të ulët të prokurorëve. Kur flitet për efikasitet të sistemit të drejtësisë, duhet të ketë dhe ambiente të përshtatshme. Kur shkuam në Prokurorinë e Fierit, pamë një volum të madh dosjesh. Përpara hartimit të hartës gjyqësore duhet të kishin studiuar infrastrukturën. Shpesh herë gjejmë konkluzionet tona', theksoi Skëndaj.

Avokat Arbër Hoxha sheh problematikë edhe tek Prokuroritë e rretheve, pasi ato mbajnë barrën më të madhe.

'Ka një problematikë të shtuar tek Prokuroritë gjyqësore të rretheve. Nga 321 prokurorë që duhet të jenë, të mungojnë 128 është gati gjysmam është tepër. Hetime më pak cilësore, do të thotë drejtësi më pak cilësore. Prokuroria është ajo që kryen hetime. 40% e këtyre prokurorëve mungojnë, është tepër shqetësuese.

Kodi i procedurës penale u modernizua, megjithatë mendësia ngeli e njëjtë. Në kod është vendosur marrëveshja me prokurorin. Janë disa problematika që krijohen nga vakanca. Vakanca janë edhe në gjyqësor. Ëhstë e turpshme si një çështje shkon në Durrës më 15 dhjetor dhe deri tani nuk është zhvilluar seanca', nënvizon Skëndaj.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa shton se mungesa e drejtësisë për shkak të këtyre problematikave shton rastet e vetëgjyësisë mes qytetarëve që nuk gjejnë drejtësi.

'Kemi ulje të eficiencës së punës së prokurorisë. Është një situatë që vjen dhe bëhet më e vështirë, pasi edhe vështirësi kanë edhe qytetarëët. Një pjesë e njerëzve nuk gjejnë drejtësi, dhe shkojnë më pas të bëjnë vetëgjyqësi.

Krim ka çdo ditë, edhe ai që nuk është i nivelit të atentatit. Kjo i çon më pas në vetëgjyqësi. Në tërësi ka luhatje ngrohen dhe ulen. Për aq kohë sa Dumani përmendi disa qytete kryesisht zona bregdeti ku bashkëpunimi mes krimit dhe drejtësisë është evident. Tolerohen ata për gjëra të mëdha', shprehet Softa.

Hoxha shton se tashmë është shtuar në sasi të madhe paraja që vjen në mënyrë të paligjshme në vend, duke shtrenjtuar sektorin imobilar si në Paris, apo Barcelonë.

'Paratë që vijnë nga BE në rrugë të paligjshme janë dhjetëfishuar. Hyjnë në Shqipëri dhe tregu i imobiliareve është rritur në mënyrë të frikshme. Është e turpshme që Tirana të jetë më e shtrenjtë se Parisi, Barcelona. Sot ke të arrestuar ishdrejtorin e ARRSH, bëri veprime foshnjore. Veprime të trasha', shton avokati.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë