Pas këngëtarëve Klejti Mahmutaj dhe Rovana Stefa, edicioni i këtij viti i “Kënga Magjike” ka lënë jashtë finales edhe një tjetër këngëtare të njohur. Është pikërisht këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila nuk do të performojë mbrëmjen e sotme, ku do të ndahen edhe çmimet.
Çiljeta u kthye në ‘Këngën Magjike’ me baladën “Hajmali”, pas dy vitesh mungesë dhe është hera e parë që ajo nuk është pjesë e mbrumes finale. Kanë qenë kolegët e saj, që me votën e tyre kanë lënë jashtë këngëtaren e famshme, si dhe disa të tjerë, që janë revoltuar pas përjashtimit, siç ishte Rovena Stefa, që e cilësonte mbrëmjen e sotme një mbrëmje intrigash.
/Shqiptarja.com

‘Hajmali’ e Çiljetës ishte një baladë me muzikë të Elgit Dodës dhe tekst të Olti Currit.
d.c./shqiptarja.com